Shkolla e Tufinës prej 20 vitesh pa investim. Nuk ka rrugë, nxënësit ecin përmes varrezave 

DENONCIM I ZËDHËSES SË FUSHATËS PËR BASHKINË E TIRANËS, SILVI BARDHI

Në zonën e Tufinës, pjesë e Bashkisë së Tiranës një nga premtimet e Erion Veliajt në vitin 2015 ishte se “Do te mundohemi të zhdukim pabarazinë mes shkolleve, kopshteve, çerdheve të qytetit me ato të fshatrave”.

Unë pikërisht jam në një nga shkollat në Tufinë dhe këtu ne kemi një pamje e cila tregon qartë se nuk ka asnjë investim serioz apo asnjë investim të bërë nga bashkia e Tiranës. Por çfarë është më e keqja është se këta nxënës do duhet që të shkojnë në shtëpitë e tyre nëpërmjet varrezave të Tufinës.

Ne do të shikojmë bashkë rrugën nga ata kalojnë.

Kjo është rruga në të cilën dhjetëra nxënës të shkollës fillore në Tufinë kalojnë. Pra është kjo një rrugë ekzistuese e cila ka mbetur e tillë pas zgjerimit të varrezave të Tufinës.

Shqetësimi i prindërve dhe i banorëve është se nuk është ndërtuar ende një rrugë e cila shmang kontaktin e fëmijëve me këtë pjesë të fshatit.

Në këtë rrugë prej dy vitesh është planifikuar që të investohet.

Kjo është një nga dy rrugët ku nuk është bërë asgjë, janë dy rrugë të cilat lidhin shkollën me dhjetëra shtëpi banimi.

Nuk është investuar absolutisht asgjë dhe faktet tregojnë vetë.

Propaganda e cila bëhet në qendër të Tiranës sillet në realitet në periferi. Është një nga premtimet e mëdha të Erion Veliajt se çdo rrugë e Tiranës do të jetë e shtruar, por realiteti është krejt ndryshe.

Mjafton që të dalësh nga qendra e Tiranës, nga rrugët të cilat po asfaltohen me shpejtësi, me urgjencë 2 muaj para zgjedhjeve për të kuptuar se në realitet propaganda nuk funksionon me shqiptarët.

Tirana nuk është qendra, blloku apo zonat ku Erion Veliaj dëshiron që të propagandojë punët e tij, por në realitet janë të pabërat e tij ato të cilat tregojnë të vërtetën.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply