Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, arsimi është viktimë e kleptokracisë, ne duhet të ofrojmë një kthesë serioze. Berisha tha se, në Shqipëri, një pedagog universiteti paguhet tre herë më pak se shoferi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
“Arsimi është viktimë e kleptokracisë dhe në rrafshin psikologjik, jam përpjekur dhe përpiqem të analizoj qëndrimin e këtyre qeveritarëve ndaj qytetarëve, ndaj arsimit, ndaj shëndetësisë.
Është tipik qëndrimi i atij që vjedh dhe përçmon viktimën.
Në Shqipëri, një pedagog universiteti paguhet tre herë më pak se shoferi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Një pedagog paguhet më keq se në diktaturën hoxhiste.
Bllokoi doktoraturat në një akt prej injorantësh, ua la universiteteve private se ndante me ta taksat që u viheshin doktorantëve.
Katastrofë është gjendja në arsimin parauniversitar. Është partizuar tërësisht, janë përdorur të gjitha format për ta shndërruar në arsim socialist.
Portali është një kurth, një mashtrim. Profesioni i mësuesit nuk pëlqehet më. Besoj se e dëgjuat, në programet e shpallura për mësues aplikuan vetëm dy maturantë.
Faktori demografik është një tjetër faktor shkatërrues për arsimin tonë. Këtë vit Mirdita kishte vetëm 100 nxënës në klasat e para.
Investimet janë bllokuar totalisht në zonat rurale, çka do të thotë largim, shpopullim.
Të gjitha këto janë probleme të mëdha, por ne nuk duhet të dorëzohemi para tyre. Përkundrazi, ne duhet të përgatisim me përgjegjësi të madhe programin dhe platformën për të shënuar me shpejtësi një kthesë serioze në arsimin tonë.
Në këtë gjendje, kjo konferencë është një burim drite, shprese për arsimin. Nuk duhet të rreshtim në përpjekjet për t’i qëndruar kohës, për të ecur me kohën”, u shpreh Berisha.
Check Also
Alarmi në VOA: Liria e fjalës e rrezikuar në Shqipëri, gazetarët po kërcënohen
Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që prekin gazetarët …