Berisha: Strukturat duhet të jenë në punë nga mëngjesi deri në darkë në këtë betejë jetike për Tiranën e Shqipërinë

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët e PD të Tiranës tha se, strukturat duhet të jenë në punë nga mëngjesi deri në darkë në këtë betejë jetike për Tiranën dhe Shqipërinë. Berisha tha se, drejtësia do të vijë edhe për Edi Ramën, edhe për Erion Veliajn.
“Me kullat, ky rrit dendësinë e popullsisë. Aty ku ndërtohet një kullë, duhet të ketë një sipërfaqe shumë të madhe rreth saj. Kurse ky e çon në 20 mijë banorë kilometrin. Njerëzit i marrin frymën njëri-tjetrit në këto hapësira.
U ndala këtu për të mos thënë pastaj vjedhjen e tmerrshme me inceneratorin.
Ai është 5 herë, 10 herë më i inkriminuar se ai i Bulqizës. I Bulqizës për 3 milionë që ia dha një të afërmi, po ky dasmën ia bëri vëllai në kështjellën e Gjirokastrës se i dha tenderin.
Kjo është më e pakta, si shembull.
Nuk votohet hajduti, nuk votohet fallsi. Sepse drejtësia do të vijë edhe për Edi Ramën, edhe për Erion Veliajn.
Ligji për të hequr parashkrimin, absolutisht do jetë ligji i parë, do të shkojë deri në referendum vendosja e tij. Pushtetar që vjedh dhe parashkruhet pas 7 vitesh, nuk do ketë kurrë më.
Nuk do ketë më mbyllje çështjesh. PD është e gatshme që të shkojë deri në referendum. Parashkrimi është amnisti, është njësoj si të amnistosh zyrtarët.
Do të marrë fund kjo, ndaj edhe qytetarët duhet ta dinë. Nuk duhet të votojnë kontingjente njerëzish që janë kontingjente për t’u burgosur.
Por kjo nuk realizohet, kjo realizohet me takime derë më derë, kokë më kokë, me grupe të vogla, me anketa të vogla.
Edi Rama është i tmerruar, të gjitha aktet që bëri do i kthehen në bumerang. Opozita do marrë pjesë dhe do fitojë në zgjedhje. Ai do mbajë përgjegjësi për gjithçka.
Strukturat tona duhet të jenë të gjitha nga mëngjesi deri në darkë në këtë betejë jetike për Tiranën dhe Shqipërinë.
Punë e madhe është bërë, por potenciali është shumë më i madh.
Çdo ditë tani ka peshë më të madhe se po shkojmë drejt 14 majit”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Edi Rama qetësohu, dosja penale për Olsin e Xibrakës ekziston e pezulluar!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Edi Ramës, ndërsa shprehet …

Leave a Reply