Këlliçi: Emocione të papërshkrueshme nga shfaqja “Gjaku i martirëve të Kombit”

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka qënë i pranishëm në Katedralen e Shën Palit për të parë shfaqjen ‘Gjaku i martirëve të Kombit’.

‘Pa njohur dramat që shkaktoi regjimi i kaluar, të rinjtë nuk do të mund të kuptojnë natyrën e regjimit të sotëm’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë

Pa njohur dramat që shkaktoi regjimi i kaluar, të rinjtë nuk do të mund të kuptojnë natyrën e regjimit të sotëm.

Unë shkova në Katedralen e Shën Palit për të ndjekur shfaqjen “Gjaku i martirëve të kombit”, që ka në qendër temën e martirizimit të klerit katolik dhe vuajtjet e popullit tonë nën diktaturë, bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtares Zana Tako.

Aktori i madh Bujar Asqeriu dhe kolegët e tij virtuozë dhuruan emocione të papërshkrueshme me interpretimin e tyre.

Faleminderit trupës teatrore dhe Arqidioqezës për mbrëmjen e bukur që i dhuruan artdashësve të kryeqytetit!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Tmerr nga dokumentat në Opinion!

Miq, po ndjek opinionin. Efekti i dokumentave zyrtare të dosjes hetimore që paraqiti Kryetari i …

Leave a Reply