Kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, publikoi një deklaratë të Partisë Demokratike, e cila reagon pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë për të lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus, Vladimir Putin.
Postimi kreut të PD, Berisha
Deklaratë e Partisë Demokratike!
Partia Demokratike përshëndet vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Vladimir Putinit.
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin dhe ndjekjen penale të Vladimir Putinit, për barbaritë e kryera nga trupat pushtuese ruse ndaj kombit të lirë dhe të pavarur ukrainas është vendim historik për tu përshëndetur.
Pavarësisht nga reagimet e papërgjegjshme të autoriteteve ruse ndaj këtij vendimi të drejtë, Putin duhet ta dijë se drejtësia vonon, por nuk harron!