Nga Bujar LESKAJ
Të dashur demokratë, bashkëqytetarë të Vlorës!
Dëshiroj t’Ju falenderoj nga zemra për pritjen mbresëlënëse ndaj kryetarit të PD Prof. Dr. Sali Berisha në prezantimin për kandidatin tonë për bashkinë e Vlorës, z. Hysni Sharra!
Dëshiroj të falenderoj kryesinë e degës së PD Vlorë për organizimin dhe angazhimin maksimal.
Rezistenca e qytetarëve të Vlorës ndaj pabarazisë, varfërisë së skajshme, korrupsionit, skandaleve e arrogancës së këtij sekti qeverisës, që nuk ndalet përpara asgjëje dhe shet e plaçkit pasurinë e përbashkët, shet interesin kombëtar, duke vënë partinë mbi Shqipërinë, duke vënë pasurimin personal mbi Shqipërinë e shqiptarët, kundër marrëzisë së një njeriu që vret pluralizmin dhe mendon se është pronari i vetëm i këtij vendi, u demonstrua në takimin e djeshëm.
Vlora është sinjali dhe siguria se fitorja është afër.
Vlora është shembulli i Lirisë dhe Prijësja e fitores!
Sado i ashpër të jetë një regjim, Vlora reagon!
Sado arrogant të jetë një regjim, Vlora fiton!
Sado të kërcasë dhëmbët sekti Rama, Vlora e përmbys!
Vlora di të fitojë ndaj së keqes dhe, në 14 Maj, Vlora nuk do ta lejojë fyerjen, nëpërkëmbjen.
Të dashur qytetarë që besuat e besoni në Partinë e lirë Demokratike!
Ju, që do të votoni kundër arrogancës, kundër harbutërisë, kundër marrëzisë së një njeriu që mendon se është pronar i vetëm i këtij vendi!
Ju, që nuk u thyhet asnjëherë dhe kurrë nuk do të thyeni nga regjimi autokratik dhe shitja e votës!
Ju falenderoj për pjesëmarrjen dhe angazhimin tuaj, sepse ju do të votoni për lirinë!
Do të votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për rininë, për dinjitetin e nëpërkëmbur kaq vjet!
Për Shqipërinë ku duam të jetojmë krenarë e me dinjitet!
Jam plotësisht i vetëdijshëm se puna që kemi përpara deri në zgjedhjet e 14 majit dhe në zgjedhjet e 2025-ës është më shumë se gjithçka kemi bërë deri më sot.
Ne do ta fitojmë këtë betejë të gjatë; betejën për votën e lirë, për demokracinë, për Vlorën!
Ne jemi më të fortë së bashku me qytetarët, sepse jemi e ardhmja, jo e shkuara keqqeverisëse e këtyre 10 viteve të fundit.
Bashkë për Fitoren!
Bashkë Fitojmë! Vl ra Fiton!