Angazhimi i Këlliçit: 30% e Administratës së Bashkisë e përbërë nga të rinjtë!

Kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit, Belind Këlliçi zbuloi një nga angazhimet e tij për Bashkinë e Tiranës referuar të rinjve. Lajmi u bë i ditur nga fituesi i Primareve demokrate, duke cituar videon e tij në median sociale.

“Një nga premtimet e mia, që do të mbahet dhe do të bëhet realitet më 15 maj do të jetë që të paktën 30 për qind e administratës së Bashkisë Tiranë do të përbëhet nga të rinjtë”, garantoi fillimisht Këlliçi duke iu përgjigjur pyetjes së një përdoruesi në median sociale “Instagram”.

Kujtojmë që kandidati i selisë blu ka ndërmarrë një nismë gjatë së cilës bashkëbisedon përmes pyetjeve me qytetarë të ndryshëm të kryeqytetit.

Për të, bashkëveprimi me të rinjtë shihet “fare thjesht në postimet e tij në TikTok”.

“Shoqërohesha nga të rinjtë dhe gjithë stafi im në fakt, ai që ka qenë dje në TikTok, ajo pamje me të rinjtë ashtu do jetë dhe nesër në Bashkinë e Tiranës, sepse unë jam një djalë I ri, vetëm 36 vjeç dhe sigurisht çdo ditë e prek edhe unë plagën e madhe të shpopullimit të Tiranës”, shtoi Këlliçi.

Sipas tij, ky angazhim electoral vjen për të krijuar mundësinë që “ne (të rinjtë – ed) të rrimë në Tiranë, të jetojmë në Tiranë, me paga që na e mundësojnë jetesën këtu dhe të mos ikim nëpër azile dhe të mos emigrojmë rrugëve të Europës”.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply