Berisha: Një ftesë për emigrantët tanë në Londër dhe kudo ku janë!

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka drejtuar një ftesë të gjithë emigrantëve në Britaninë e Madhe, që gjatë këtyre dy muajve të fushatës elektorale të mbështesin me gjithçka kanë në dorë kandidatët e lirisë në zgjedhjet e 14 majit. Berisha ka publikuar një video me fjalën e tij në foltoren e zhvilluar me emigrantët në Londër.

Berisha ka theksuar gjatë fjalës së tij në foltore se, Edi Rama bllokoi ndyshimet ligjore dhe në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese e cila sanksionon të drejtën e patjetërsueshme kushtetuese tuajën për të votuar aty ku jeni për deputetët që doni, për kandidatët që doni për kryetarët e bashkisë dhe këshilltarët që doni.

Berisha premtoi se Partia Demokratike do bëjë një betejë e fuqishme për sanksionimin me ligj të kësaj të drejte, pasi Shqipëria pa emigrantët është e mangët.

Berisha: Ndaj dhe unë ju ftoj juve që gjatë këtyre dy muajve të bëni çdo gjë që keni në dorë me bashkëkombasit tanë në Londër dhe kudo që janë në Angli të ndihmoni në fitoren e kandidatëve tanë.

Për herë të parë në 32 vite kandidatët tanë janë kandidatë të lirisë kanë dalë nga vota e lirë janë zgjedhur nga anëtarësia dhe mbështetësit e PD-së, meritojnë çdo mbështetje dhe unë kam besim te ju.

Kësaj radhe Edi Rama bllokoi ndyshimet ligjore dhe në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese e cila sanksionon të drejtën e patjetërsueshme kushtetuese tuajën për të votuar aty ku jeni për deputetët që doni, për kandidatët që doni për kryetarët e bashkisë dhe këshilltarët që doni. Një betejë e fuqishme do fillojë për sanksionimin me ligj të kësaj të drejte. Ne do bëjmë gjithçka që ju të votoni si votojnë të gjithë emigrantët e tjerë të Evropës pa asnjë pengesë.

Shqipëria pa ju, kombi pa ju nuk është i drejtë është i mangët. Ndaj sëbashku të bashkojmë forcat për realizimin e të drejtave dhe një fitore të padiskutueshme në 14 maj dhe vazhduar betejenë tonë për përmbysjen e monizmit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply