Berisha: Rama vetë vrapon të bëhet miliarder, kurse shqiptarëve u thotë nuk po vdes njeri për bukë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Selenica se, Edi Rama për vete vrapon të bëhet miliarder, kurse shqiptarëve u thotë, mirë e keni kaq, nuk po vdes njeri për bukë. Berisha tha se, gjatë këtyre 8 viteve ne u rrokullisëm përsëri të fundit, dhe sot jemi me paga 30-50 % poshtë Kosovës.
“Ne jemi vend plot ujëra. Një nga pasuritë më përrallore të këtij vendi janë ujërat. E kanë quajtur me të drejtë ‘Norvegjia e Ballkanit’. Falë një strategjie të viteve më parë, ju e dini, janë ndërtuar mbi 100 HEC-e që prodhojnë tani 58% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë në Shqipëri. Dhe çfarë do të thotë kjo. Kjo do të thotë eksport energjie, shqiptarët eksportojnë energji.
Dy vitet e fundit, të dashur qytetarë, janë prodhuar në Shqipëri çdo vit 2 miliardë kilovat më tepër energji elektrike nga ujërat të cilat më përpara derdheshin në det. As për vaditje shumica nuk përdorej. A fituan gjë qytetarët nga kjo.
Po fituan bizneset çmimin, nga 120 që e kishin në 220 kilovatin, se shpërtheu luftra në Ukrainë. Por për energjinë lufta në Ukrainë për energjinë ne kishim zero lidhje. Lufta në Ukrainë nuk ndikoi as te shiu, as tek reshjet, as tek dielli, as tek retë. Por ndikoi vjedhja. Rroftë sebepi tani. Digat që mbushen plot, edhe tani janë plot, edhe do mbushen edhe më tepër, gjithë verën në vend që ti ruajnë dhe ti përdorin në vjeshtë, i zbrazin në kundërshtim me ligjin, ua sheshin sekserëve të vet.
Çfarë janë sekserët e vet? Janë kompani që blejnë e shesin energji. Shesin energjinë këtyre sekserëve me 15-20-30 euro dhe këta e shesin në bursë me 150-200 euro dhe të gjithë fitimin e ndajnë me qeveritarët e ndajnë me ministrat. Kjo është e vërteta.
Nga të gjitha këto qytetarët nuk fitojnë asgjë. Ata marrin sot një rrogë e cila po të krahasohet me inflacionin, me rritjen e çmimeve gjatë këtyre 9 viteve, ka fuqi blerëse minimumi 30% më pak se në 2013. Ata marrin sot një pension me të cilin blejnë sot 30% më pak se në 2013, prandaj dhe një arritje të madhe, historike dhe që ishte në vitin 2013 ne ishim njerëzit më të mirë të paguar në Ballkan. Ne kaluam për rroga dhe pensionet, të gjitha kombet e Ballkanit, përfshi edhe dy vende të BE-së, Rumaninë dhe Bullgarinë.
Gjatë këtyre 8 viteve ne u rrokullisëm përsëri të fundit, dhe sot jemi me paga 30-50 % poshtë Kosovës. Po pse, sepse çdo kryeministër, çdo qeveri ka synim të parë rritjen e mirëqenies së qytetarëve të vet. Pagesën, shpërblimin për qytetarët e vet, për pensionistët e vet. Dhe kjo është akti më i përgjegjshëm që mund të bëjë.
Kurse ky thotë, mirë e kanë kaq, nuk vuan kush për bukë këtu thotë, çfarë u duhet. Po për vete vrapon të bëhet miliarder. Merr portin e Durrësit, 5 miliardë euro vlera dhe e ndan me arabin Alabar, sepse thotë ai është miliarder edhe unë të bëhem miliarder si ai. Me pasuri të kujt? Me pasurinë tuaj. Mund të rreshtoj këtu dhjetëra e dhjetëra shembuj”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Investigimi/ Trafik kokaine me taksitë në Tiranë, pamje e prova, por policia hesht

Me shprehjen “e dinim” që nën zë e qarkullojnë këto ditë ata që duhet të …

Leave a Reply