Këlliçi: Veliaj nuk mendon për Tiranën, por për karrigen e Edi Ramës dhe luftën e brendshme në PS

Silvi Bardhi, zëdhënëse e fushatës së opozitës për Bashkinë e Tiranës: Ndodhemi në Kashar, në vendin ku do të duhej të ishte impianti i përpunimit të ujërave të zeza për rreth 1 milionë banorë të Tiranës. Në këtë zonë ne kemi ardhur për të dëshmuar se një investim që duhej bërë që në vitin 2016 dhe I nisur në vitin 2014 nuk është bërë ende. Të gjitha ujërat e zeza të qytetit të Tiranës shkojnë në lumin Erzen dhe më pas ndotin Adriatikun. Kjo është një e vërtetë që ne kemi ardhur ta dëshmojmë. Tirana është kthyer në ndotësin më të madh të Adriatikut.

Belind Këlliçi, kandidat për Bashkinë e Tiranës: Dhe në fakt nuk e meriton asnjë kryeqytet europian këtë lloj realiteti dhe aq më tepër kryeqyteti jonë Tirana. Historia është shumë e thjeshtë. Investimi ka nisur që në vitin 2014 ku ka patur kohë, ju shihni tabelën pas nesh, ka patur kohë deri në Dhjetor të 2016 për t’u mbyllur ky investim dhe për mos ta lënë Tiranën të vetmin kryeqytet në Europë ku ujërat e zeza kalojnë përmes kryqytetit sepse të gjithë e dimë që ujërat e zeza kalojnë çdo ditë përmes Lanës.

Kështuqë kjo tregon pikërisht fokusin kryesor që ka sot kryetari i bashkisë. Ai nuk e ka fokusin fare te problemet e qytetit, nuk e ka fokusin fare te hallet, te shqetësimet e qytetarëve, por e ka te loja politike, te karrigia e Edi Ramës dhe te lufta e brendshme në Partinë Socialise. Kjo nuk i intereson qytetarëve. Qytetarëve iu intereson që investimet që vijnë, paratë e taksapaguesve, por edhe kur janë donacione, kur janë edhe para të huaja të partnerëve ndërkombëtarë që vijnë për të ndihmuar edhe për të rregulluar jetën e këtyre qytetasve, ato para të shkojnë në destinacion.

Ky është një nga të shumtat raste, ky projekt, ku paratë dhe vullneti kanë qenë të gatshme, por mungon vullneti i kryetarit të bashkisë, sepse fokusi ii tij nuk është aspak përditshmëria juaj, halli dhe problem i qytetarit, por është halli i tij personal dhe sa bukur del ai në televizor. Unë sërish jam këtu për të dhënë zotimin tim që do të vij shumë shpejt dita pas 14 Majit që së bashku ne të punojmë për Tiranën. Do të kemi një kryetar bashkie edhe një bashki që punon për qytetin dhe jo qytetin që punon për kryetarin e bashkisë.

Nuk do të kemi më para të taksapaguesve që shkojnë për luks, për paga për qoka, por këto para do të shkojnë për shërbime. Do shkojnë për kopshte, për shkolla, për çerdhe, për rrugë, për të përmirësuar komplet infrastrukturën në Tiranë dhe do të shkojnë aty ku i nevojiten qytetit. Duke mos harruar një nga premtimet e mia kryesore që dhe paratë e inceneratorit të Tiranës nuk do të shkojnë më për t’u djegur, se e vetmja gjë që ka ndodhur me inceneratorin është që janë djegur milionat e eurove të kryeqytetit dhe janë para korrupsioni, por ato para korrupsioni do të stopojnë që në datë 15 Maj dhe do të destinohen për të ndërtuar kopshte, shkolla dhe çerdhe që aq shumë i nevojiten kryeqytetit tonë. Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply