Meta: Me profesor Luçiano Boçin, Elbasani do të hyjë i sigurtë në rrugën e zhvillimit dhe ndryshimit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e mbështet fuqimisht Luçiano Boçin në betejën e tij elektorale për të fituar bashkinë e Elbasanit. Kreu i PL, Ilir Meta ka veçuar sot një pjesë nga fjala e mbajtur gjatë takimit në Elbasan, ku është shprehur me superlative për nëj figurë të tillë.

“Me profesor Luçiano Boçin, Elbasani do të hyjë i sigurtë në rrugën e zhvillimit dhe të ndryshimit. Ne mbështesim fuqishëm kryebashkiakun e ardhshëm të Elbasanit për realizimin e Kartës së Studentit dhe Kartës së Nxënësit, që do të lehtësojnë e mbështesin të gjithë të rinjtë në rrugën e dijes. Fitorja më 14 maj, me të rinjtë dhe për të rinjtë e Elbasanit”, ka theksuar Meta në fjalën e tij.

About Redaksia

Check Also

Eksodi nuk ndalet, kryesisht i të rinjve!

Migracioni vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore që formëson ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Sipas …

Leave a Reply