Bashkia e Shkodrës, model për strehimin e qenëve të rrugës, jo si kasapi i Tiranës që i vret

Një hap i vogël në dukje, por goxha i madh për një vend si Shqipëria. Shkodra është bërë qyteti i parë në atdheun tonë që ka marrë përsipër të strehojë qenushët e braktisur.

Një duartrokitje dhe një falenderim shkon nga i gjithë komuniteti ynë i kafshëdashësve për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.

Ai ka bërë me dije se ka nisur procesi i grumbullimit dhe transferimit të qenve të braktisur drejt strehëzës së re që është ndërtuar në Shkodër.

Spahia përmes një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se Shkodra është kthyer në një territor ku po sillen qen endacakë nga bashki të tjera dhe ndaj dhe i kanë kërkuar prefekturës dhe policisë të koordinojnë punën për ngritjen e një task-force, duke i dhënë fund këtij fenomeni.

Ndër të tjera, Spahia thekson se nevojitet që të gjjtha bashkitë të marrin përgjegjësitë ligjore dhe të tregohen më të ndjeshën dhe njerëzorë e jo të ndjekin rrugën më të shkurtër, atë të eliminimit, që është një gjest çnjerëzor, i turpshëm dhe antiligjor ose shkeljes së ligjit duke vepruar në kurriz të njësive të tjera.

About Redaksia

Check Also

“Shkencëtarët dhe mjekët që u zhdukën në mënyrë misterioze gjatë pandemisë Covid-19”, denoncimi i kardiokirurgut, Edvin Prifti

Kardiokirugu i njohur Edvin Prifti denoncoi zhdukjen, arrestimin dhe persekutimin e disa profesorëve shkencëtëreve të …

Leave a Reply