Berisha: Mos votoni kandidatët e rivjedhjes sepse ata janë të gjithë për burg!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA GJATË PREZANTIMIT TË KANDIDATIT SKËNDER GJUCI NË MAT

Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetarë dhe qytetare të Matit!

Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të thellë për praninë tuaj sot në këtë takim të zjarrtë.

Por unë dua gjithashtu të falënderoj më shumë mirënjohje dhe të shpreh nderimin tim më të thellë për të matianët dhe matjanet kudo që ndodhen sot, në këtë rreth, në Shqipëri, në emigracion, diasporë.

Dua gjithashtu tu uroj bektashinjve matjanë dhe bektashinjve shqiptarë, Gëzuar Sulltan Novruzin, këtë ditë paqe, harmonie, këtë ditë të shenjtë.

Të uroj nga zemra besimtarët myslimanë që nesër nisin me fisnikëri të madhe, muajin e agjërimit, përkushtim ndaj Zotit dhe lutem, Zoti ua pranoftë agjërimin dhe sakrificën.

E dashur Denisa, kryetare e PD-së për Matin, i dashur Skënder Gjuci, kandidati ynë për kryetar bashkie dhe me mbështetjen tuaj, kryetar i ardhshëm bashkie.

I dashur Çlirim Gjata, drejtues politik i PD-së për qarkun e Dibrës, të nderuar, i dashur Bedri Hoxha, kryetari i ardhshëm i bashkisë së Klosit, i dashur Ismail Uka, kandidati dhe kryetari i ardhshëm i bashkisë Dibër.

Të dashur miq, të ftuar të pranishëm!

Sot ne jemi mbledhur këtu për ti shprehur besimin tonë, kryetarit tonë të ardhshëm të bashkisë së këtij qyteti, qytetarit të parë të Matit, Skënder Gjuci.

Me 14 maj qytetarët e Matit dhe mbarë Shqipërisë janë të ftuar të votojnë, të shprehin besimin e tyre për kandidatët që ata vlerësojnë më shumë. Në këtë kontekst unë dua të theksoj se kandidatët që paraqesim kësaj here si aleanca ‘Bashkë Fitojmë’ janë kandidatët e parë në historinë e këtij vendi, që nuk emërohen nga kryetari apo kryesia e PD-së, por që janë përzgjedhur dhe votuar nga ju, dhe ju garantoj se kjo është norma, standardi më i avancuar i lirisë për një forcë politike.

Kjo është mënyra më e përgjegjshme, më transparente për të vendosur në drejtim në qeveri vendore, parlament, parti njerëzit që ju vlerësoni më shumë. Një vit e gjysmë më parë dhe në këtë sallë dhe në çdo takim, demokratët kishin një kërkesë; ti emërojmë ne dhe të mos na i emërojë kryesia e partisë në Tiranë, përfaqësuesit tanë.

Jam i kënaqur që vij këtu sot para jush me këtë kërkesë legjitime plotësisht të plotësuar. Çfarë do përpjekje që u bënë unë ju garantoj ju se kam qëndruar në anën tuaj dhe tek po vija lexova mesazhin e një demokrati, i cili më falënderonte, më tha se; u tregove stoik për primaret dhe na nderove ne si demokratë.

Kjo është e vërteta, ishte si një praktikë e parë, një praktikë që u zhvillua në mënyrë të shkëlqyer, në të cilën ju treguar një shkallë të lartë politike, formimi politik, një vlerësim të madh për lirinë dhe sot ne shkojmë ballë hapur para të gjithë zgjedhësve, demokratë, socialistë, pa parti, me Skënder Gjucin, Bedri Hoxhën, Ismail Ukën dhe me çdo kandidate dhe kandidat në Shqipëri.

Ndaj dhe ju ftoj të bëjmë gjithçka, natën ditë, të derdhim djersë dhe të sakrifikojmë për të mbrojtur vlerat e kandidatëve tanë, për të promovuar kandidatët tanë, për të bërë gjithçka për fitoren e tyre. Fitorja e tyre është fitore e lirisë, është fitore e gjithsecilit prej jush, është fitore e idealeve tuaja, e një Shqipërie që nuk pranon monizmin, e një Shqipërie që beson tek vetja dhe e ardhmja.

Të dashur miq! 

Këto zgjedhje janë vërtetë vendore për qeveritarët vendorë, por këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, kanë atërëndësi që kanë pasur zgjedhjet e viteve 1990, sepse ne njësoj si në vitet ’90, përballemi me një monizëm të dytë të pamëshirë, me një monizëm i cili po shkatërron, rrënon këtë vend, shkreton këtë komb.

Në histori ju e dini, dramat më të mëdha të kombeve, pushtimet më të egra të kombeve kanë qenë monizmat dhe ajo që ne pamësi shqiptarë në diktarurën moniste, ishte monizmi më i pamëshirshëm i Europës. Ai monizëm bazohej në doktrinën Marksiste-Leliniste, por sot Edi Rama ka 10% më shumë pushtet se diktatori i fundit komunist në 1991.

Sot Edi Rama kontrollon çdo pushtet në këtë vend, sot Edi Ramaqeveris duke mos respektuar asnjë ligj, asnjë normë, asnjëstandard, asnjë vendim. Sot Edi Rama e ka shndërruar qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, e cila nga njëra anë vjedh çdo orë, çdo ditë, çdo natë, çdo javë, çdo muaj, fondet publike, pasuritë publike të shqiptarëve dhe nga ana tjetër trash çdo orë, çdo ditë e më shumë lidhjet me krimin, mafian dhe drogën.

Të gjitha këto së bashku kanë tjetërsuar Shqipërinë për shqiptarët. Të gjitha këto së bashku kanë bërë që shqiptarët të mos ndihen më si në vendin e tyre, por të largohen dhe vetëm të largohen.

Në 8 vite si në asnjë vend tjetër në planetit, si një asnjë vend tjetër në luftë civile, si në asnjë vend në çfarëdolloj lufte nga Shqipëria janë larguar 34% e popullatës. Vetëm në hapësirën e BE-së janë larguar 937 mijë qytetarë. Ndërkohë Shqipëria vetë ka brigjet më përrallore, ka depozitat minerare më të fuqishme të rangut botëror, ka njerëz punëtor. Shqipëria është vend i bekuar në ujëra, e kanë quajtur me të drejtë ‘Norvegjia e Ballkanit’. Mati është një vend i bekuar me miniera, ujëra dhe njerëz punëtorë dhe megjithatë shqiptarët ikin dhe vetëm ikin.

Ikin sepse ata vidhen çdo ditë.

Ishte një arritje historike për kombin i cili ç’është e vërteta, dekada dhe shekuj ishte rropatur në varfëri, por arriti një ditë, arriti një vit, në vitin 2008 të dalë më i paguar se kombet tjera të rajonit. Të lejë mbrapa për rroga dhe pensione të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë edhe dy vende të BE-së, Rumaninë e Bullgarinë. Kjo falë mundit, djersës së shqiptarëve, pasurisë së këtij vendi, por edhe vullnetit të pandryshueshëm të PD-së që ti shndërrojë ato pasuri në mirësi për qytetarët shqiptarë, që të bëjë gjithçka që jeta e tyre të vijë në përmirësim.

Ku jemi katandisur sot?

Sot kemi me rrogën më të ulët në Ballkan dhe Europë. Sot rrogat në Shqipëri janë 30-50 % më të ulëta se në Kosovë. Sot çdo pensionist ka një pension me fuqi blerëse, të paktën 30% më të ulët se sa në vitin 2013 për shkak të rritjes së çmimeve. Sot çdo rrogëtar, ka një rrogë me fuqi blerëse të paktën 30% më të ulët se sa në vitin 2013 për shkak të rritjes së çmimeve.

Pra sot ka një varfëri të frikshme në rritje. Edhe në 2013 nuk ishim të pasur, por kishte një varfëri në zvogëlim, jepte shpresë se çdo vit do të ishim më mirë. Dhe të gjitha mundësitë, absolutisht çdo mundësi ekzistonte që çdo vit të ishim më mirë, të ngjiteshim më lart, që çdo vit të rriteshin rrogat dhe pensionet, çdo vit të përmirësohej më shumë infrastruktura juaj, shkollat, spitalet, rrugët, vaditja dhe çdo gjë tjetër.

Por kjo nuk ndodhi. Nuk ndodhi sepse fondet vidhen, sepse erdhi në pushtet një sekt që ka vjedhur shqiptarët sa kurrë ndonjëherë një regjim i huaj apo vendas në historinë e tyre. Erdhi në pushtet një regjim i cili vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh në çdo punë publike nga 70-90 % shumave.

Ju mund të pyesni si, tek? Por për këtë ka të dhëna të pamohueshme, ka dokumente absolute që e faktojnë këtë. Vetë KLSH-ja, konstatoi se gjatë vitit 2022, vetë administrata kishte vjedhur dhe shpërdoruar 122 miliardë lekë. Kishin vjedhur dhe shpërdoruar pra një shumë me të cilën rrogat e shqiptarëve mund të rriteshin për gjithë vitin 130%. Kishin vjedhur dhe shpërdoruar një shumë me të cilën pensionet e shqiptarëve mund të ishin 2.3 herë më të larta.

Përsëri si i vodhën? I vodhën se i ndanë njëri me tjetrin, i vodhën se rrugën që duhet ta ndërtojnë me 2 mln euro, e ndërtojnë me 24 mln euro. I vodhën se shkollën që duhet ta ndërtojnë me 600-700 mijë euro, e ndërtojnë me 6 mln euro. I vodhën sepse shpesh herë tenderojnë të njëjtin objekt 2-3 herë, sepse përdorin tendera sekrete. 250 prokurime janë sekrete në sirtarët e Edi Ramës. Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me to.

Në 8 vite para tyre, ka patur 8 ose 12 tendera sekrete të SHISH dhe Prokurorisë së Përgjithshme dhe asnjë institucioni tjetër. Atyre u duhej dhe u jepej ajo e drejtë. Ndërsa sot zyra që varet nga Edi Rama dhe që quhet Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, ka prokuruar 250 herë në mënyrë sekrete, qindra e qindra mln euro.

Zonja dhe zotërinj! 

Vjedhjet e tyre nuk kanë të ndalur. Ju keni dëgjuar dhe do të dëgjoni, për djegësat e Tiranës. 420 mln euro djegësi i qytetit të Tiranës. 60 mln euro Fieri. 30 mln euro Elbasani. Që nga viti 2014 deri sot asnjë djegës nuk ekziston. Morën një hekurishte të hedhur dhe e instaluan në Elbasan. Është jashtë funksionit. Kurse paratë u zhdukën, të gjitha mundi, djersa juaj.

Kush i vodhi ato?

Vetëm Edi Rama mund ti vidhte ato. Askush nuk mund të vidhte një shumë të tillë pa firmën e kryeministrit. E vërteta është, ja tha Arben Ahmeti; unë tha nuk isha aq i fuqishëm sa të lëvizja qeverinë. Ai është brenda, ka vjedhur, por kryehajdut është Edi Rama. Sepse qeverinë për të firmosur 17 dokumente brenda 24 orëve nga të gjitha ministritë, atë mund ta bëjë vetëm kryeministri. Atë mund ta diktojë vetëm kryeministri. Asnjë ministër nuk mund ta bëjë atë. Ato firmat e Edi Ramës, fap, fap, fap e pam, pam, pam janë vetëm xhep e konto, vjedhje e fshehje të pasurisë tuaj.

Të dashur miq! 

Zgjedhjet janë, thashë edhe njëherë, të një rëndësie historike, sepse ne jemi në kushtet e një monizmi dhe ne demokratët duhet ta pranojmë se për fatkeqësinë tonë ne kontribuuam në këtë monizëm. Kontribuuam me braktisjen e zgjedhjeve lokale.

Atë PD-ja kurrë nuk duhet ta bënte. Por ne jemi ata që nuk pretendojmë se nuk mund të gabojmë, por jemi ata të cilët gabimet i shohim drejt, dhe marrim masa të mos i përsërisim kurrë. Ndaj dhe statutin e PD-së, kemi një nen, i cili thotë; Partia Demokratike nuk bojkoton kurrë zgjedhjet.

Zgjedhjet janë betejë dhe ne do ta bëjmë atë betejë deri në fund, deri në fitoren e Skënder Gjucit, Bedri Hoxhës, Ismail Ukës dhe gjer në fitoren tonë përfundimtare.

Por këto zgjedhje kërkojnë nga ne me një përkushtim të madh, me një njerëzi të pakufishme të kontaktojmë, takojmë, trokasim në çdo derë, në çdo zemër, tek çdo qytetarë. Ne jemi një sot, në këtë vuajtje shqiptarët janë një, në këtë vjedhje të tmerrshme po vidhen të gjithë shqiptarët, përveç sektit të rilindjes.

Në këtë largim dhe shkretim masiv, po largohen të gjithë shqiptarët. Shumë herë më afër janë socialistët e thjeshtë me ju, me secilin prej jush, se sa me Agron Malajn, i cili nuk mendon gjë tjetër ditë e natë, se si të pasurohet vetë dhe se si të pasurohet fatosi i tij.

Ka ardhur këtu me deklaratën e pasurive të një ish oficeri garde. Kurse tani është bërë milioner. Ndërton saraje, firmos për të vëllain. Unë i them këtu; por në ligjet e këtij vendi dhe në kodin moral, zyrtari nuk mund të firmosë kurrë për vëllain e tij, se që në momentin që firmos për vëllain e tij, të ipen, basene, shpate, prona publike, ai vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh.

Lexoni tenderat. Dy kompani gjithsej pranon për të ndërtuar shkollat dhe ua ndan. Njëri njërën shkollë, shkollën tjetër tjetri. Ata ndajnë fondet, ja japin Agronit. Këta janë bërë një sekt i rrezikshëm.

Do të ju tregoj një histori; në vitin 1999 në Bruksel, dhe aty takova një italian i cili shërbente në shërbimet inteligjente të Komisionit Europian. Kishte lexuar dhe dëgjuar mjaft për mafian shqiptare të Fatos Nanos me shokë. Dhe më tha; më thuaj mua pak, kanë filluar bamirësinë ata mafiozët në Shqipëri. Kanë filluar i thashë, por jo shumë. Qenke mirë më tha, kur të fillojnë shumë atëherë është problem i madh.

Edhe këta çfarë bëjnë? Vjedhin ju, ndajnë para për vota, vjedhin ju, ndajnë ndihma për vota. Pra këta janë shushunja të vërteta të këtij populli.

Qytetarë dhe qytetare të Matit dhe Shqipërisë! 

Mos votoni kandidatët e mafias shtetërore, secili prej tyre në mënyrë absolute është me dosje për burg. Sepse me dosje për burg është Edi Rama, sepse Edi Rama ka firmosur me dorën e tij, tre djegësat në kundërshtim flagrant me ligjin, në kundërshtim flagrant me çdo normë.

Sepse Edi Rama firmosi për veten dhe arabin e tij miliarder, sepse do të bëhet si ai, 5 miliardë Euro aferën e Portit të Durrësit. Sepse Edi Rama ndërton tunele me çmim stratosferikdhe vetëm e vetëm që të vjedhë më shumë. Sepse Edi Rama me këto pllakat e gurit që i keni vënë re, që i shtron në sheshet e qyteteve. Sa kanë kushtuar ato? Sa kanë kushtuar. Absolutisht të ishin gurë i çmuar nuk shkonin më shumë. Kanë kushtuar 2.2 miliardë euro ajo që quhet rivjedhja urbane, apo rilindja urbane.

Prandaj të ulemi sepse kjo organizatë kriminale ka pushtuar mediat. Kjo organizatë kriminale censuron opozitën. Kjo organizatë kriminale ka krijuar mashtruesit profesinistë që i kalon nga një studio në një studio tjetrën. Dhe mund të ua them me radhë. Njerëz të cilët e kanë vendin në burg, në qeli, dhe dalin pastaj çfarë nuk ju mashtrojnë ju, çfarë nuk shpifin dhe trillojnë. Dalin të hekurosur, të brilantuar, të llustruar dhe thua ti, nga kanë ardhur. Ata janë një racë hajdutësh që pasi kanë vjedhur, janë marrë peng nga Edi Rama. Me emër e mbiemër ua them.

Ky është hakmarrës primitiv, një hakmarrës i papërmbajtur. Vetëm e vetëm se pronari i Neës24 nuk pranon ti nënshtrohet urdhrave dhe diktatit të tij, i shkatërroi njërin nga hotelet më të bukura të brigjeve të Adriatikut. Ua bëri atë ndërkohë që në Shqipëri kishte një mik të nderuar që nuk mund të ja bërë kurrë. Por i ligu, i keqi, kënaqësinë e ka në keqësi dhe në ligësi. Po kështu sot, ditë feste për demokracinë, për bektashinjtë, në prag të Ramazanit shkon përsëri dhe vërsul bandat e tij kundër pronave të këtij pronari, Resortit Prestige.

Ky është një hakmarrës i verbër, nuk ka moral. Ky ndaj kundërshtarit nuk njeh asnjë kufi. Duhet të ndahemi sa më parë. Ne do të ndahemi, unë i garantoj atij se ne kurrë nuk do ta tolerojmë atë. Zgjedhjet i kemi zgjedhje, por revolucioni ynë do të vazhdojë gjer në përmbysjen e monizmit të tij, të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Mos votoni kandidatët e rivjedhjes, e rivdekjes, sepse janë të gjithë për burg. Se për burg është Edi Rama dhe nuk e them këtë për të bërë politikë, por për të ju thënë të vërtetën.

Në burg është McGonigal, Edi Rama është McGonigali i këtej Atlantikut. Sepse ai mori ryshfetin. Po ky që i dha ryshfetin atij ka kryer të njëjtin krim. Dhe në ligjet e SHBA, dhe në ligjet e Shqipërisë, ky është i prangosur dhe i inkriminuar. Por nuk është vetëm kjo.

Janë firmat e tij të cilat faktojnë në dritën e diellit, se ato vendosen vetëm për të vjedhur, se i ka vendosur vetëm për të vjedhur vetë me klanin e tij, me Engjëll Agaçin, me Arben Ahmetaj, Erion Veliajn. A e dini ju se djegësi i Tiranës, 420 mlneuro me kontratë dhe me çdo gjë, quhej investim totalisht privat.

Kurse tani na dolën nja 20 mln euro të taksave tuaja në një bankë në Itali, ishin depozituar n në mënyrë që Veliaj dhe kompanitë të merrnin kredi për të ndërtuar atë. Pra këta janë hajdutë të shpërfytyruar dhe kurrë një njeri i qytetëruar, një njeri me mend, nuk i voton ata.

Ata ju urrejnë ju, urrejnë qytetarët, ata po të mos urrenin, rrisnin rrogat, ata po të mos urrenin, rrisnin pensionet, ngrohnin shkollat, përmirësonin jetën tuaj. Por jo, një njeri që udhëton 137 fluturime me çarter me dhomë gjumi, ju i dukeni miza, qenie inferiore, qenie që e meritoni këtë; hë se kështu kanë jetuar gjithë jetën, thotë ai.

Siç thotë; kokën i hënkshin njëri-tjetrit. E keni dëgjuar ju, por kjo është të inkurajosh krimin. Se nëse ti thua, kokën ti hanë njëri-tjetrit, ti rendin, si shtet, rendin ua lë vrasësve, banditëve, bandave. Në këtë mënyrë trajton ai sigurinë tuaj, sigurinë e vendit. Nuk ka rëndësi kjo, rëndësi për të ka që ai të pasurohet, të fshehë sa më shumë.

E filloi me 200 mln euro sipas raportit të OSBE-së dhe nuk guxoi gjer sot ta kundërshtojë raportin, nuk guxoi gjer sot ti thotë ambasadorit; unë të hedh në gjyq për këtë. Jo në gjyq, por as të thotë një fjalë se nuk është e vërtetë. Tani ju garantoj që ai rrah miliarda.

Amant Josifi me vëllain e tij, grabitën në Europë 2.2 miliardë euro. Ortaku i vëllait të Edi Ramës.

Nuk e kanë ata mendjen tek ju.

Ndaj në datën 14 maj të votojmë ndryshimin, të votojmë që të rrisim me shpejtësi rroga e pensione, të votojmë që të rikthejmë subvencionet për çdo fermer dhe për çdo prodhim bujqësor dhe elektoral.

Të votojmë që të bëjmë gjithçka për të veshur Shqipërinë, Matin me ullinj, arrorë, dru frutorë, të votojmë për të krijuar ferma moderne, të votojmë për të mëkëmbur çdo vit e më shumë shqiptarët.

Të votojmë që pasuritë tona përrallore, ujërat tona, mineralet tona, nafta, brigjet të prodhojnë të mira për qytetarët shqiptarë dhe jo ata të largohen, të punojnë në dhera të tjera në punët më të rëndomta jashtë Shqipërisë.

Unë kam besim të madh se çdo shqiptar kësaj radhe do ti dalë zot Shqipërisë, do ti dalë zot vetes së tij, do të votojë për veten, do të votojë për shqiptarët që nuk janë në Shqipëri, do të votojë për të ardhmen.

Rrofshi ju, rroftë Mati!

Rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Basho-opozitarët janë pengje të shpërfytyruara të vesit, bëjnë avokatinë e vjedhjes së votës nga Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar ne mbështetje …

Leave a Reply