Urimi i Belind Këlliçit për 22 Marsin, ditës historike të fitores së demokracisë!

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, i ka uruar shqiptarët sot më 22 mars, në përkujtim të 22 Marsit 1992, kur në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet e lira e demokratike.

“Doja të nisja këtë ditë kaq të bukur me këtë mot kaq të mirë, – tha Këlliçi nga njëra prej rrugëve të Tiranës, – me një urim për të gjithë ju: Gëzuar festën e demokracisë, gëzuar ditën e parë të lirisë, 22 marsin e vitit 1992, ditën kur në fakt kur fituan të gjithë qytetarët shqiptarë, fitoi liria, fitoi shpresa!”

Më 22 mars 1992 në vend u mbajtën zgjedhje të parakohshme historike. Ato u fituan bindshëm nga Partia Demokratike me 62.08% të votave (92 vende në parlament). Partia Socialiste arriti vetëm 25.70% (38 vende).

About Redaksia

Check Also

Lajthit Rama, urdhëron shoqërimin e 3 të miturve në komisariat pse nuk i buzëqeshën!

Një situatë sa skandaloze dhe sa e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën …

Leave a Reply