Tirana pagoi 50 milionë euro nga rritja e çmimit të ujit, por Tirana nuk ka 24 orë ujë

DEKLARATË E ZËDHËSES SË OPOZITËS PËR BASHKINË E TIRANËS, SILVI BARDHI

Pak ditë më parë kryetari në ikje i Bashkisë Tiranë mbajti një ligjëratë të gjatë për çmimin e ujit në Tiranë.

Në vitin 2015 Erion Veliaj premtoi se nuk do të rrisë çmimin e ujit.

Por, në nëntor të vitit 2017 Erion Veliaj i kërkoi Entit Rregullator të Ujit rritjen e çmimit me argumentimin se duhet të shëndoshte Ujësjellës – Kanalizime SH.A.

Enti Rregullator i Energjisë miratoi rritjen me 44% të çmimit të ujit si për abonentët familjarë ashtu edhe për bizneset.

Të nderuar qytetarë çmimi i ujit nga 45 lek u bë 65 lek dhe çmimi për biznesin u rrit nga 135 lek në 190 lek.

Pra, jo vetëm fatura në shtëpinë tuaj u rrit, por njëkohësisht çmimi i bukës, kafes, çajit, ushqimeve bazë u rritën.

Dhe jo pak, por 44%.

Kryetari në ikje premtoi ujë 24 orë.

Ku jemi sot?

Vetë Enti Rregullator i Ujit, e ka pranuar jo më larg se vjet në raportin e vetë zyrtar se “Ne nuk kemi ujë 24 orë”.

Edhe pse Bashkia ka marrë 10 milionë dollarë më shumë çdo vit të ardhura nga rritja e çmimit të ujit, Tirana nuk ka 24 orë ujë.

Ku kanë shkuar paratë?

Për këtë do të flasim ditët në vijim.

About Redaksia

Check Also

Kapet në brigjet greke një sasi e madhe droge nga Shqipëria, arrestohet skafisti

Një gomone që vinte nga brigjet shqiptare ka lëshuar sinjalin “SOS” pranë brigjeve greke. Ngjarja …

Leave a Reply