Belind Këlliçi takon të rinjtë: 14 Maji garë për të ardhmen e vendit, jo për logo!

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi zhvilloi një takim të rinj nga zona e Devollit, të cilët banojnë në Tiranë. Transporti urban ishte një nga çështjet kryesore që ngritën studentët si shqetësim në jetesën e tyre të përditshme në kryeqytet. Për Këllçin, për ta zgjidhur problemin e transportit, mjaftojnë paratë që shkojnë për trajtimin e mbetjeve urbane në Sharrë, ku inceneratori nuk ekziston.

Teksa u ndal tek zgjedhjet e 14 majit, Këlliçi theksoi se, gara nuk është për logo apo flamur, por për të ardhmen e vendit.

Duke e ngritur largimin e të rinjve si shqetësim kryesor gjatë bashkëbisedimit, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës tha se me ritmet aktuale të largimit të të rinjve, shteti do të shkojë në faliment.

Në takim me studentët dhe të rinjtë, ishin dhe deputeti Bledion Nallbati dhe kandidati i opozitës për bashkinë e Devollit, Elvis Hajdërlli. Ata u bën thirrje të rinjve që të bashkohen me opozitën për të sjellë ndryshimin në vend.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply