Berisha: Është në duart tuaja shpëtimi i Shqipërisë, është në duart tuaja përmbysja e monizmit!

Kryetari i PD, Sali Berisha ju drejtua demokratëve të Klosit se është në duart tuaja shpëtimi i Shqipërisë, është në duart tuaja përmbysja e monizmit të bazuar në drogën dhe krimin. Berisha tha se, ndaj dhe duhet të bashkohemi, të trokasim në çdo derë.
“A mundet pra të vazhdojnë të na vjedhin në këtë mënyrë ne, të na poshtërojnë në këtë mënyrë ne, të na varfërojnë në këtë mënyrë ne? Jo, kurrën e kurrës. Ndaj dhe këto zgjedhje kërkoj që ne të bashkohemi.
E thatë shumë bukur, demokrat, socialistë të pa paparti, të mos votojmë këta hajdutë, po votuam këta, kemi shkelur mbi veten tonë, mbi ata që po largohen çdo ditë nga Shqipëria. Nuk votohen hajdutët, hajdutëve u tregohet vendi, nuk kanë parime, ideale, atdhe e flamur. Kanë vetëm interesa hajdutësh.
14 maji është datë e madhe, duhet të përballemi dhe të hedhim mënjanë këtë monizëm, duhet të rivendosim pluralizmin. Gabuam kur nuk morëm pjesë në zgjedhjet lokale, por nuk gabojmë më kurrë. Kemi vendosur një nen në statut; Partia Demokratike nuk bojkoton më zgjedhjet.
Vendosja e Bedri Hoxhës si qytetar i parë i Klosit, është vendosje e pluralizmit dhe ky është misioni ynë. Ne përmbysëm një monizëm dhe diktaturë në vitet ’90, ne duhet të përmbysim këtë monizëm që bazohet në krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Është në duart tuaja ky ndryshim i madh, është në duart tuaja shpëtimi i Shqipërisë. Ndaj dhe duhet të bashkohemi, të trokasim në çdo derë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply