Dalin e përgjimet e gazetarit që vendos gjoba deri me apartamente

Redaksia e PublikTV.Live ka publikuar edhe pjesën e dytë të audiopërgjimit ku Adriatik Doçi tregon se si i përulen drejtorë, deputetë, ministra, madje dhe vetë kryeministri nga informacionet që ai disponon.

Pjesa e dytë e audiopërgjimit:

Doçi: E kështu kështu funksionon kjo bota e mediave dhe unë befas fillova të kuptoj që kisha një pushtet shumë të fortë.

Një pushtet që të ndihmon të përulen dekanë, pedagogë, drejtorë, ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë.

Pse? Vetëm nga informacioni që ke. Biznes…Deri tek kryeministri.

Gazetarja: Duhen të sakta të gjitha informacionet?

Doçi: S’ka rëndësi, të kesh vetëm një gjë të saktë dhe ti krijon perceptimin.

Gazetarja: I përpunon vetë?

Doçi: Po i përpunon vetë. Unë nxora dje një që çonte punësime në Gjermani. Kush nuk më ka hyrë dje mik për t’ja hequr shkrimin. Unë nuk hyj fare në marrëveshje me atë sepse ai është mashtrues. Jo çdo gjë që bën ti bëj marrëveshje unë se s’ka kuptim pastaj.

Ornela Jaupi dhe Ylli janë dy mashtruesat e punësimit. Ky tani ka hap kompani dhe janë dy vajza por këto s’kanë lidhje, ky është kryesori, del me sheikë, kytani ça s’ka bërë, ia kam rrënuar imazhin, futen njerëzit në Google dhe del foto e këtij. Ky çfarë nuk ka bërë që t’ja heq shkrimin. Unë as nuk e njihja, jam juriste te Ora News, ma hiq të lutem, mos harro këto që folëm bashkë, shihi kur të mundesh. Ka çuar link. Më tha po shikoj artikullin.

E shikon çfarë ndërhyrjesh më bëjnë apo jo? Ja çfarë përgjigje i kthej. Po ta kishe vlla dhe kunat do të ndihmoja. Le kështu ndërhyrje të tjera.

Kisha një dosje njëherë ishte një kryetar gjykate në Elbasan edhe prokuroria ndiqte një grup që shiste drogë, kokainë. Ata ishin shumë të fuqishëm. I kishin lekët me valixhe, ata e kishin korruptuar këtë gjyqtarin.

Pjesa e tretë e audiopërgjimit:

Doçi: Pastaj me një gjyqtar që ka marrë lek për një çështje që ka liruar një trafikant droge 2 vite para dënimit, çfarë fitova unë që bëri ai më shumë burg, nuk kam ndonjë kënaqësi, ai do dali një ditë.

Sigurisht që ti do bësh dhe marrëveshje biznesi, me bizneset unë bëj për shembull në formë reklame, për shembull unë kam reklama deri në 2 mijë euro në muaj.

Me një biznes, kam reklama 1 mijë euro në muaj, 2 mijë euro, 1500, 300 varet. Ai thotë do lidhim një kontratë. Nuk është se po bëj ndonjë gjë, kot letër është, firmos letrën, kalojnë lekët në llogari.

Pastaj varion, varet se si, unë kam dëgjuar që me këta shkon 10, 20, 5, 8 mijë euro, varet nga personi.

Me këta të drogës shkon mbi 10. Po nuk është gjithmonë e kollajtë, nuk ndodh njëlloj në të gjitha rastet, në shumicën e rasteve vijnë miq të përbashkët, njerëz, pastaj ka lloj-lloj raportesh.

Pastaj thotë, më ndihmo dhe unë do të jap një shtëpi me çmim reference, bën shtëpia 100 mijë euro, unë do ta jap me 50.

Nëse ti ke një lloj relate, si janë bërë një pjesë gazetarësh me vila, unë nuk hyj tek ato, që të kem vila, kam shtëpi normale, por jo vilë që bën 400-500 mijë euro, se do punë të mirë me e mbajt.

Besoj të kam dhënë shumë informacion.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Papa Françesku, një Papë i madh i paqes! Vizita e tij në Shqipëri ishte një ngjarje e jashtëzakonshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë homazhe për Papa Franceskun, pranë Nunciaturës Apostolike në …

Leave a Reply