Top Channel është shitur në parajsat fiskale, shuma dhe kush fshihet pas aferës

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi në konferencën e të premtes skandalin me shitjen e Top Channel në parajsa fiskale për 9 milionë dollarë.

“Publikime të besueshme me dokumente autentike, faktojnë se televizioni kombëtar Top Channel, në një aksion, në një veprim tërësisht obskur, tërësisht jotransparent, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit, rezulton se në prag të fushatës, i është shitur një kompanie të quajtur Western Media, në Belizë, me çmimin 9 milionë dollarë.

Ky është një veprim i pashembullt, asgjësimi i një televizioni kombëtar, me licencë kombëtare, tjetërsimi i tij në kundërshtim me çdo rregull, përbën një veprim të tmerrshëm mafioz, personalisht të Edi Ramës dhe klanit të tij.

Një televizion kombëtar ka marrë një valë dhe frekuencë kombëtare. Këto janë pasuri publike. Ato nuk privatizohen. Asnjë televizion nuk mund të përfundojë në Belizë të Edi Ramës, Erion Veliajt, të këtyre mafiozëve që nuk kanë ligj, moral dhe asgjë tjetër.

Muaj më parë, televizioni Top Channel filloi një linjë editoriale të pavarur, linjë editoriale, e cila e bëri atë objekt sulmesh të egra të Edi Ramës. Por duket se skemat e Tikut të partisë janë një skemë universale. Ato editoriale ishin si një gjobëvënie ndaj qeverisë, na bli me 9 milionë ose do kesh këto pasoja. Kjo është një nga ditët më të zeza në historinë e medieve shqiptare.

Unë i them zonjës Hoxha se me këtë akt, ke kryer një krim të shëmtuar ndaj publikut shqiptar. Ti nuk mund ta përdorësh si një mjet personal një valë kombëtare, një frekuencë kombëtare. Ke kryer një akt, që çdo ligj të bën përgjegjës, sigurisht së bashku me Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

E denoncoj me forcën më të madhe këtë akt. SKAP-i është i kapur, sepse prej kohësh duhej të kishte nisur hetimet. SKAP-i është po kaq i kapur, në mos më shumë se këta që kryejnë këto akte,” tha Berisha.

Përfitues i kësaj afere jo transparente ëstë regjimi. Rama ka blerë ABC-News me klientelën e tij. Hysenbelliu deklaroi dje se Rama i kishte kërkuar edhe atij shitjen e News24 dhe pasi ai efuzoi nisi dhe sulmi ndaj tij. Eshtë e qartë se edeh pas aferës me Top Channel është i njëjti person që kërkon kontrollin e plotë të mediave.

About Redaksia

Check Also

Dalin mesazhet/Ambasadori i BE në skandalin e manipulimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato është përfshirë drejtpëdrejt në një skandal për manipulimin e raportit …

Leave a Reply