Berisha: Belind Këlliçi është kandidati më i shkëlqyer për Bashkinë e Tiranës

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një takim me të rinjtë e Forumit Rinor, tha se, Belind Këlliçi është kandidati më i shkëlqyer për Bashkinë e Tiranës. Berisha tha se, Tirana ka nevojë jetike për ndryshim.
“Ne vendosëm sistemin e primareve dhe sot kandidojmë me 61 kandidatë, me në krye Belind Këlliçin, kandidatin tonë të shkëlqyer për Bashkinë e Tiranës.
Ata nuk janë më kandidatët e kryetarit dhe kryesisë, por janë kandidatët e votës së lirë dhe kjo ka shndërruar një ndryshim shumë të madh në qëndrimin tonë dhe qëndrimin e shoqërisë shqiptare ndaj nesh.
Ju falënderoj që keni ardhur të mbështesni Belind Këlliçin.
Tirana ka nevojë jetike për ndryshim. Unë do u jap vetëm 2-3 tregues të institucioneve prestigjioze ndërkombëtare.
Sot Tirana është në 10 qytetet më të ndotura të planetit. Sot Tirana është ndër 10 vendet me shërbimin shëndetësor më të shkatërruar në planet.
Tirana i ka sot këto sepse ka një falls-kryebashkiak. Nëse do bënit, vizatonit, përshkruanit kryebashkiakun aktual që do dorëzojë së shpejti detyrën, ai është prototipi i një personazhi fake.
Por ai është edhe një vjedhës dhe hajdut i pamëshirë i qytetarëve të Tiranës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply