FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATIT TË KURBINIT, BEHAR HAXHIU
Më së pari një mirënjohje të pakufishme për këtë pritje të zjarrtë dhe një ndjesë të ndjerë për të gjithë ata të cilët mbetën për shkak të kapacitetit të sallës, në oborrin e këtij pallati.
Mbetem borxhli dhe mirënjohës, pafundësisht.
Të dashur demokratë të Kurbinit, mirënjohja ime dhe e PD-së është e pakufishme për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë dhe i jepni PD-së. Kjo mbështetje ka qenë forca, energjia e sukseseve, e kapërcimit të vështirësive nga Partia Demokratike.
Ju faleminderit shumë!
I dashur zoti kryetar i PD-së, Preng Lala. Zotërinj deputetë, zonja Hoti, zonja Metaliaj, zoti Piroli. I dashur zoti Behar Haxhiaj, kandidati ynë dhe kryetari i ardhëm i bashkisë së Kurbinit.
I dashur zoti Pashk Gjoni, i dashur zoti Albert Melyshi, kryetarët e ardhshëm të bashkisë Lezhë dhe Mirditë.
Të dashur, demokrate e demokratë, qytetarë të pranishëm këtu.
Vij sot me një ndjenjë kënaqësie të veçantë të paraqes para jush si kandidat për qytetar të parë të bashkisë Kurbin, njërin nga qeveritarët vendorë më të sprovuar jo vetëm të Kurbinit, por edhe të Shqipërisë, Behar Haxhiajn. Njeriun që qeverisi si një shërbëtor i bindur, i përkushtuar, i qytetarëve që e votuan atë. Njeriun që vuri të gjithë energjinë e tij për të zgjidhur, problemet, hallet e komunës dhe qytetarëve të saj.
Por Behar Haxhiajn, e kam paraqitur disa herë para qytetarëve, por kësaj here vij më ballëlartë se asnjëherë para jush, sepse ai është kandidati që ju zgjodhët vetë, që ju e votuat në një proces primaresh të aplikuar për herë të parë në këtë formë në Shqipëri dhe ju garantoj unë ju, ky është standardi më i mirë i përcaktimit të qeveritarëve vendorë, të drejtuesve të partisë, të deputetëve. Dhe ka marrë fund me këtë rast koha kur ata vinin kandidatura të kryetarit apo kryesisë së PD-së, në piedestal sot është anëtari dhe anëtarja e PD-së, mbështetësi ynë, me dinjitetin e tyre me vullnetin e tyre politik, do të jetë ligj, njëherë e mirë.
Krahasoni pak kandidatët tanë të lirisë, Beharin, Pashkun, Albertin dhe kudo në Shqipëri, me kandidatët tjerë që kanë dy tipare; së pari ky ti prekësh janë për arrestime dhe burgje se kanë vjedhur ditë e natë. Kjo është e vërteta, e faktojnë vetë zhvillimet.
Së dyti janë që të gjithë klonime të Edi Ramës dhe nuk kanë asnjë lidhje, as me bazën e PS-së dhe as me PS-në. Edi Rama ka përqendruar në dorën e tij të gjitha pushtetet, dhe ka përzënë votën
Miqtë e mi!
Shqipëria këto 8 vite, cilido që ndalet dhe analizon, konstaton se ka një rrokullisje të jashtëzakonshme, ka një shkretëtim që nuk e ka njohur kurrë në historinë e saj, ka një varfërim në rritje. Ka një mungesë të plotë rendi, një shkatërrim të shërbimeve, shkatërrim të institucioneve.
Shqipëria sot nuk ka drejtësi, ajo që quhet drejtësi sot është një seksion i partisë së Edi Ramës. Të gjitha këto përbëjnë një dramë të vërtetë dhe ka një rezultate; largimi masiv i shqiptarëve nga Shqipëria. Në 8 vite u larguan nga Kurbini, nga Shqipëria, u larguan më shumë se 1/3, më shumë se një gjeneratë. Në 8 vite nuk ikën vetëm 1/3 e banorëve, kanë ikur më shumë se 1/3 e mjekëve, kanë ikur gati gjysma e mjekëve. Sot për mjekë për frymë jemi pothuajse sa në vitet ’60. Sot mjekë për frymë kemi aq sa kishim në vitet ’60.
Sot arsimtarët sapo gjejnë mundësinë më të vogël, braktisin arsimin. Sot 2500-3000 policë kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre, sot gjysma e ushtarakëve shqiptarë kanë paraqitur dorëheqjen e tyre. Të gjitha këto për një shkak të vetëm, sepse rrogave të tyre, me rrogat që marrin nuk përballojnë kurrsesi jetën.
Sot mësuesi në Kosovë, 50-70% më shumë se mësuesi në Shqipëri. Mjeku në Kosovë, merr dyfishin e rrogës që merr mjeku në Shqipëri. Oficeri, polici në Kosovë merr një rrogë 50% më të lartë. Nuk po marr Malin e Zi, se i ka edhe shumë më të larta.
Çfarë ndodhi me ne, pse kjo? Në vitin 2013, ne arritëm në një arritje të jetës sonë, sepse ne kemi qenë më të varfrit, por në vitin 2013 ne e dorëzuam pushtetin kur shqiptarët kishin rrogat më të larta në rajon, më të larta edhe se bullgarët dhe rumunët që ishin në BE.
Rrogat u dyfishuan, pensionet u dyfishuan, po pse? Sepse ai ishte qëllimi më kryesor i qeverisë. Sepse nuk ka qenë e cila zgjidhet me votëbesimin e qytetarëve që nuk ka qëllim numër 1, të ua rikthejë qytetarëve në rroga, pensione, shërbime taksat e tyre. Taksat që paguajnë qytetarët në çdo gotë uji, kafshatë buke, në çdo gjë që blejnë, ato janë për të mbajtur administratën dhe pastaj për qytetarin, shpërblimin e tij, rrugët, shkollat, ujësjellësin, kanalizimet.
Pa më thoni pak, çfarë ndodhi në këto 8 vite. Në këto 8 vite, jo që nuk u rritën rrogat, por këto 8 vite, secili rrogëtar në Shqipëri me rrogën që merr sot, blen 30 % më pak se sa blinte në vitin 2013. Sepse janë rritur çmimet, sepse në sistemin ku jetojmë, në sistemin e tregut rritja e çmimeve është fenomen natyral i tregut, fenomen i pashmangshëm, dhe nga kjo rritje sigurisht kjo kërkon rritje të vazhdueshme të rrogave dhe pensioneve. Kjo rritje nuk mund të shndërrohet në varfërim dhe mjerim për qytetarët.
Por çfarë ndodhi? Edi Rama nga viti 2013 e gjer në këto muaj ka marrë borxh 5 miliardë euro. Scdo shtet, sikundër dhe familja, kur bën planin se çfarë do të bëjnë këtë vit, llogarit të ardhurat dhe ato kur nuk i dalin thotë do të marr edhe kaq borxh.
Ky ka marrë borxh 5 miliardë euro. Sa janë 5 miliardë euro? 5 miliardë euro janë të barabartë me shumën për të 6-fishuar rrogat e qytetarëve, ose të 3-fishosh rrogat dhe pensionet në Shqipëri.
Ku shkuan këto, a u kthyen në rroga, pensioneve, rrugë, ujësjellës, kanalizime, ferma? Jo që nuk u kthyen, por u vodhën në mënyrën më të paimagjinueshme. U vodhën sepse këta ndërtojnë punët publike, duke vjedhur 80-90 % të shumës. Këta ndërtojnë 1 km autostradë me 24 mln euro, ndërkohë kudo në botë, ajo ndërtohet në fushë me 2-3 mln euro.
Këta ndërtojnë shkollën me 6 mln euro në Tiranë, në një kohë kur shkolla në të gjithë botën kushton 700 mijë euro, se janë standarde, ka manuale. Këta të gjitha tenderat po ti lexoni i japin me fondin limit maksimal
Çfarë ndodh me këtë ua shpjegoj unë ju. Sipërmarrësit paraqiten dhe bëjnë pazarin, u thonë, sa e ndërton ti ketë dhe ai jep një shumë. Jo nuk e ndërton me kaq, do të sjellës këtë shumë, por nga kjo shumë që e ndërton ti dhe kjo që japim ne do e ndajmë bashkë. Dhe kështu veprojnë në çdo tender me paratë tuaja.
Zyra ngjitur me Edi Ramën, që varet direkt nga ai, ajo e shoqërisë së informacionit ka bërë 250 tendera sekretë. 250 herë ka vjedhur, janë ndaluar me ligj. Pra ndaj dhe mjekët ikin, qytetarët ikin.
Çfarë ndodh me fshatin. Subvencionet, mbështetja që i jepet bujqësisë në Shqipëri është vetëm 1/5 e asaj që jep Kosova. Kosova ka buxhetin2 miliardë, krahasuar me 4 miliardë që e ka Shqipëria. Por Kosova nuk kryen punë publike, me çmim 6-8 herë më të lartë seç është kostoja. Kosova ka një kryeministër, por jo vetëm Kosova, por edhe Maqedonia, edhe Mali i Zi, edhe Serbia, Bosnja të gjithë, çdo qeveri ka një qëllim, jo ti varfërojnë qytetarët dhe ti mjerojë, por përkundrazi ti mëkëmbë progresivisht.
E dëgjuat ju këtu Abazoviçin, unë 4 vite tha ndjenja dhe ua rrita 200 euro rrogën malazezëve. Bravo u qoftë. Ua rriti rrogën se mendonte për qytetarët. Nuk mendon për qytetarët ky. Ky përkundrazi i urren qytetarët. Po pse i urren qytetarët.
Po pse i urren qytetarët, se është një fjalë e madhe kjo të thuash që i urren. I urren se i vjedh. Ai ka me qytetarët shqiptarë, raportin që ka hajduti me viktimën e tij. Absolutisht. Ai i urren qytetarët, se ai thotë firmos bam, bam, bam për xhepin e tij. Sepse ai firmos 420 mln euro djegësin e Tiranës dhe të 3 djegësat shkojnë 600-700 mln euro dhe nuk ekziston asnjëri. Dhe sot me Sharrën ai me Erion Veliajn presin para çdo ditë. Qytetarët paguajnë 29 euro për ton plehrash që depozitohet në Sharrë, ndërkohë që kontrata është 11 euro. 18 euro fut në xhep Edi Rama me Erion Veliajn. Pa llogaritur këtu qindra e mijëra ton inerte të kompanive të ndërtimit të cilat i detyrojnë t’i çojnë në Sharrë.
Filloi lufta në Ukrainë, sulmoi Rusia, agresion barbar. Ky i thotë shqiptarëve se, Gjermania po heq ujin e ngrohtë nga shkollat. Po, pse?
Sep gazit rus po i rritet çmimi.
Po ku ka gas në Shqipëri gënjeshtar i paskrupullt? Po çfarë gazi ka këtu? Po çfarë pune kemi ne me gazin? Po ne çdo kë/orë energji e prodhojmë nga uji. Ne jemi vend i bekuar. Ne me atë nismë që morëm në vitet 2005-201, sot Shqipëria prodhon nga HEC-et private 58% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë.
Sot Shqipëria prodhon prej dy vitesh me rradhë 2 miliardë kë/orë më shumë energji sesa nevojitet. Ku shkon ajo, a kthehet në mirësi për qytetarin? Jo, në mallkim.
Sepse këta, çfarë bëjnë? Këta zbrazin digat gjithë verën dhe ua shesin sekserëve të tyre. Sekserët e blejnë me 30 euro, e shesin në bursë me 150 euro, dhe fitimin e ndajnë me ministrat dhe qeveritarët.
Pra, pasuritë publike, këta i kthejnë në një mallkim për qytetarët. Edhe kolonizatorë po të ishin, një veprim të tillë kaq të egër dhe të paskrupullt, me shumë zor do ta bënin.
Vuri bordet. Nëpërmjet rritjes së çmimeve dhe për rrjedhojë rritjes së TVSH, u mblodhën 520 euro më shumë. Që të gjitha nga xhepat tuaja, asnjë qindarkë nga asnjë burim tjetër përveç xhepave tuaj, që shkonin e blinin në dyqanet më të shtrenjtë.
Çdo qeveri ua kthen qytetarëve, se ato janë të qytetarëve. I mblodhi dhe ua ktheu Kosova, 100 euro pensionistëve në muaj, 100 euro studentëve, 120 euro punonjësve, e me rradhë të gjithëve.
Kujt ia dha ky ato? Vetes së tij.
Si ia dha vetes së tij. I mori, dhe i futi në rrugën anësore Lekaj-Fier.
Rrugët anësore Lekaj-Fier, ky i ndërton me 7.2 milion euro km. Ky ndërton rrugët anësore më shtrenjtë se vetë autostradat.
A mund të shkojmë ne kështu kaq të vjedhur, kaq të përçmuar.
Koha është të bashkohemi. Të bëjmë gjithçka për të firmosur ndryshimin, për të votuar Behar Haxhiun, Pashk Gjonin, Albert Mëhillin. Për të votuar kandidatët e Primarevë në mbarë Shqipërinë.
A mund të vazhdojmë më tutje kështu? A mund të rrimë si të përgjumur? Duke na vjedhur në këtë mënyrë? Çfarë ka ndodhur me ne? Kurbini e di.
Me ne ka ndodhur një mënxyrë e vërtetë. Edi Rama sot ka vendosur monizmin në Shqipëri. Monizmi i Edi Ramës është më i plotë sesa monizmi i diktatorit në vitin 1991. Edi Rama, sot kontrollon të gjitha pushtetet. Ai përveç të gjitha institucioneve, me akte armiqësore dhe antikushtetuese donte të vinte në kontroll opozitën.
Kishte kontraktuar si vrasës me pagesë, McGonigal. Ka korruptuar bajlozë të tjerë si McGonigal, në mënyrë që të çimentojë pushteti i tij. Por ja ku jemi më të vendosur se kurrë, të mbrojmë idealet tona, pluralizmin, me bindjen e thellë se historinë e shqiptarëve dhe të kombeve të tjera, monizmat kanë qenë katastrofat më të mëdha kombëtare.
Sot ky monizëm po i përze shqiptarët çdo ditë, javë dhe muaj nga Shqipëria.
Miqtë e mi!
Shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje çdo demokrati dhe demokrateje të Kurbinit të votojë Behar Haxhiun. Të votojë në Lezhë, Pashk Gjonin. Në Mirditë, Albert Mëhillin. T’i votojnë kandidatët e lirisë, kandidatët e ndryshimit, të vendosjes së pluralizmit, e rikthimit të shpresës, e rikthimit të besimit.
Është misioni ynë rivendosja e pluralizmit në Shqipëri. Nuk pajtohemi ne kurrë me monizmin e Edi Ramës. Këto zgjedhje janë thelbësore për revolucionin tonë, por ne demokratët nuk do të pranojmë kurrë një Shqipëri moniste.
Çdo demokrat dhe demokrate të Kurbinit është i mirëpritur të kontributi i tyre. Është i mirëpritur të bashkohet me ne, sikundër theksoj se çdo ndjekje, votë, mbështetje për pengjet e Edi Ramës, Lulzim Bravën dhe Alibashën, është mbështetje për Edi Ramën.
Unë u them demokratëve në mbarë Shqipërinë, se sot jemi më të bashkuar se kurrë. Se sot jemi një opozitë e vërtetë e shqiptarëve. Se sot jemi në këmbë për idealet tona, dhe asnjë nuk duhet të mungojë në këtë mision dhe betejë, por Lulzim Brava dhe Alibasha janë të lidhur me lidhje krimi me Edi Ramën.
Lulzim Brava është i marrë peng me procesin e larjes së parave, 700 mijë dollarë, për të cilat në çdo gjykatë të Shqiërisë dhe gjithë botës, shkon të paktën deri në 6 vite burg. Por, e shpëtoi Edi Rama për ta marrë peng, kurse Alibrava i ka jo më pak të fuqishme lidhjet me krimin.
Asnjë demokrat dhe demokrate nuk ka detyrime ndaj vëllait të tij, një kriminel i mirëfilltë, një plaçkitës me armë, i arrestuar, dhe i fshehur prej tij. Ne po i qendrojmë Edi Ramës, dhe do t’i qendrojmë deri në fund të papërkulur. Ne nuk përkulemi kurrë përballë pengjeve të tij.
Asnjë demokrat të mos gabojë, do i dalë fjala ime. Të mos shkojë pas lidhjeve të krimit. Shtëpia e Edi Ramës është shtëpi krimi. Rilindja është sekt krimi, dhe koha do e provojë. Edi Rama të ardhme nuk ka. Ai ka rekrutuar kryezbuluesin e SHBA-ve kundër opozitës.
Ai është në proces në burg, por ky që ka dhënë ryshfetin është po kaq fajtor sa ai që e ka marrë ryshfetin, dhe do pësojë të njëjtin fat.
Edi Rama, ka firmosur me dhjetëra kontrata e marrëveshje, që të gjitha për xhepin dhe pasurimin e tij, ndaj dhe thotë: I vë firmat pam-pam-pam dhe fap-fap-fap.
Miqtë e mi!
Një kryeministër që i thotë ligj, jo që nuk i vë firmat pam-pam-pam, por mendon 7 herë për të firmosur një herë, dhe i ka të gjitha kushtet dhe mundësitë për të mos e shkelur kurrë ligjin. Kurse Edi Rama çdo ditë shkel ligjin dhe Kushtetutën. Mburret se: nuk ka lexuar ndonjëherë Kushtetutën.
Po, sigurisht kur ecën me ligjet e mafies, hajnisë, ligjit dhe drogës, Kushtetuta të tmerron, sepse Kushtetuta ka ca përcaktime aty ku: Së pari, garanton të drejtat e qytetarëve. Së dyti, jep kufizimin e qeveritarëve, që të mos i shkelmojnë, por t’i respektojnë ato të drejta. Së treti, Kushtetuta i imponon Kryeministrit transparencë të plotë në gjithë veprimet e veta.
Prandaj, atij nuk i duhet Kushtetuta. Nuk e lexoj ndonjëherë unë Kushtetutën, thotë. Nuk e lexon se vjedh nga mëngjesi deri në darkë.
Dhe unë i ka propozuar atij, hajde tani zotëri, të votojmë ligjin për të hequr parashkrimin për kryeministrin dhe ministrat. Nuk e sjell në Parlament, ka frikë edhe tmerr, Po, pse? Ai do hiqet.
Parashkrimi për ata që vjedhin është amnisti, ua them unë. Amnisti për ta, nuk do të ketë, siç kam luftuar për heqje imuniteti dhe është realizuar, do luftoj deri në fund për vendosjen e këtij ligji. Dhe të shkojë pastaj në Belizë, dhe kudo që i çon paratë.
Do kthehet, dhe deri në ditën e fundit të ditës së tij do ndiqet nga ligji.
Miqtë e mi!
Beteja jonë nuk është e lehtë. Është betejë me mafien, krimin, narkoshtetin. Por u garantoj unë ju, se shumë më të forta se të gjitha këto janë idealet tona, është kauza jonë e drejtë. Ne jemi burra dhe gra që duam që Shqipëria të ketë opozitë. Që duam që shqiptarët t’i besojnë Shqipërisë. Që duam që të prosperojë dhe begatojë veten dhe qytetarët e saj. Që duam që ky vend i bekuar nga Zoti, me pasuri përrallore, ato pasuri të kthehen në pasuri për qytetarët e saj. Duam që ato të shfrytëzohen nga qytetarët. Ne kemi kauzë të drejtë.
Kauza jonë nuk mposhtet kurrë. Fitorja jonë është e sigurtë. 14 maji, fitorja e Behar Haxhiut, e Pashk Gjonit, e Albert Mëhillit. Është fitore, jo vetëm e Kurbinit, por fitore e të gjithë Shqipërisë.
Rroftë Kurbini! Rrofshi ju! Rroftë Shqipëria!