Berisha: Rama do ketë fatin e McGonigal, beteja jonë është me mafien dhe narkoshtetin!

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi nga Kurbini se Edi Rama do ketë fatin e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal. Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhiu, Berisha akuzoi kryeministrin se kontraktoi McGonigal për të goditur opozitën. Berisha tha se Edi Rama do të ketë fatin e “McGonigal”.

Lideri i opozitës shtoi se, “beteja në 14 maj do të jetë me mafian, krimin dhe narkoshtetin, që ka instaluar Rama në vend”.

“Edi Rama sot kontrollon të gjitha pushtetet. Ai përveç të gjitha institucioneve me akte armiqësore donte të vinte nën kontroll opozitën. Kishte kontraktuar si vrasës me pagesë McGonigal, në mënyrë që të çimentohej pushteti i tij.

Por ja ku jemi të mbrojmë pluralizmin, me bindjes se ky monizëm po i përzë shqiptarët çdo ditë, çdo javë nga vendi. Këto zgjedhje janë thelbësore për revolucionin tonë. Nuk do të pranojmë kurrë një Shqipëri moniste.

Rama ka rekrutuar kryezbuluesin kundër opozitës. Por ky që ka dhënë ryshfetin është aq fajtor sa ai që ka marrë ryshfetin. Rama ka firmosur me dhjetëra kontrata që të gjitha për xhepin e tij. Një kryeministër që i thotë ligjit ligj, mendon 17 herë për të firmosur njëherë.

Ka të gjitha mundësitë për të mos shkelur ligjin. Rama mburret se nuk kam lexuar kushtetutën. Por sigurisht kur ecën me ligjet e mafias, kushtetuta të tmerron. Sepse kushtetuta ka disa përcaktime aty, për të drejtat e qytetarëve dhe i imponon kryeministrit tranparencë të plotë për të gjitha veprimet e tij. Unë i kam propozuar hajde të votojmë ligjin për të hequr parashkrimin për kryeministrat dhe ministrat. Amnisti për ta nuk do të ketë.

Rama deri ditën e fundit të jetës së tij do të ndiqet nga ligji. Beteja është betejë me mafien, me krimin, me narkoshtetin. Ne jemi burra dhe gra që duam që Shqipëria të ketë opozitë. Duam që ky vend i bekuar nga zoti me pasuri përrallore, të kthehen te qytetarët e saj. Ne kemi kauzë të drejtë. Fitorja jonë është e sigurtë. Është fitore jo vetëm e Kurbinit, por e të gjithë Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Absurdi me 2 TEC-et lundruese në Vlorë! Qeraja 3-fish më e lartë se blerja

Dy termocentralet lundruese që janë vendosur në zonën e Triportit në Vlorë, jo vetëm që …

Leave a Reply