Berisha: Në bazë të mesatares elektorale, aleatët do të kenë vendet e tyre në Këshillat Bashkiakë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në bazë të mesatares elektorale, aleatët do të kenë vendet e tyre në Këshillat Bashkiakë. Ai tha se, Partia e Lirisë ka marrë 240 vende, PBDNJ 20 vende, PDK, 6 vende dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike.
“Propozimet janë të shkëlqyera. Janë qytetare dhe qytetarë, demokrate e demokratë me kredenciale shumë të forta, shumë të lavdërueshme, dhe shpallja e listave të tyre është edhe një nxitje e madhe për fushatën.
Defakto kandidaturat për këshilltarë do të jenë pjesë integrale e ekipit elektoral të kandidatit për kryetar bashkie dhe në këtë mënyrë, fushata hyn në një stad më të avancuar, më të lartë.
Natyrisht aleatët në bazë të mesatares së tyre elektorale, do të kenë vendet e tyre në listat e përbashkëta, por gjithnjë duke ndarë së bashku edhe rriskun edhe avantazhet. Listat janë negociuara me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakord.
Partia e Lirisë ka marrë 240 vende. PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike.
Nuk është e vërtetë se asnjë nga këto forca ti ketë marrë PD-së nga numri që ajo ka patur. Por alternimi është bërë dhe do të bëhet, sepse kanë patur përqindjet e tyre në këshilla.
Duke e mbyllur këtë ekspoze dhe ftuar mediat që ne të vazhdojmë tani pa praninë e tyre formalizimin e listave sipas bashkive”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply