Përmbyset një tjetër autobus në Tiranë, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë te Rruga e Elbasanit pranë Pallatit të Brigadave, ku një autobus është përmbysur në rrugë.

Sipas burimeve, autobusi i përket linjës së Farkës dhe është përmbysur duke lënë të plagosur të paktën tre pasagjerë, pa probleme për jetën.

Nga pamjet e siguruara dallohet se autobusi ka përplasur edhe dy makina të tjera duke shkaktuar dëme materiale.

Pritet që ekspertët të shpjegojnë arsyet e këtij aksidenti të rëndë.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

About Redaksia

Check Also

Publikoi foton me Trump, cili është mesazhi që LaCivita po i dërgon Ramës?

Kryestrategu i fushatës së opozitës shqiptare, Chris LaCivita, postoi sot një foto me presidentin amerikan, …

Leave a Reply