Belind Këlliçi në krye të bashkisë së Tiranës do të ofrojë shërbimin e transporti publik falas për të gjithë qytetarët. Këlliçi shkruan se, ne do të jemi kryeqyteti i tretë në Europë pas Talinit dhe qytetit të Luksemburgut që do të ofrojmë transport publik falas.
Postimi i Këlliçit
Vizioni im për Tiranën:
Transport publik Modern dhe Falas!
Sot e kemi shtëpinë plot me miq 😊 Studentët Demokratë Europianë janë prej dy ditësh këtu dhe unë gjeta mundësinë t’i njihja me vizionin tim për Tiranën 🫶🏻 e pas 14 majit.
Ne do të jemi kryeqyteti i tretë në Europë pas Talinit dhe qytetit të Luksemburgut që do të ofrojmë transport publik falas 🆓 🚎😀
Transporti publik do të modernizohet dhe do të jetë zgjedhje e parë për udhëtarët.
Tirana do të shpejtojë ritmin e lëvizjes 🔝
Ju nuk do të shpenzoni më orë nga koha juaj duke pritur nëpër stacione në shi e në vapë.
Tirana do të ndryshojë! 🌿🫶🏻
#BashkëFitojmë #TransportPublikFalas #Tirana