Kina dhe Rusia: limitet e shumta e partnieritetit pa limite

Takimi Xi – Putin i 21 marsit, i mbajtur në Moskë, është sigurisht një fakt politikisht i rëndësishëm që konfirmon ekzistencën e një partneriteti të vërtetë kino – rus. Bëhet fjalë për një marrëdhënie strategjike e dominuar padyshim nga Kina, me një ekonomi (dhe një popullsi) rreth 10 herë më të madhe se ajo ruse, përveçse me koeficentë rritjeje dhe një potencial patjetër superior. 

Ky raport bilateral është edhe rasti unik në botë i një vendi që pranon faktikisht një pozicion junior partner kundrejt Pekinit; në të vërtetë nënvizon atë se Republika Popullore praktikisht nuk ka aleatë dhe deri Koreja e Veriut nuk konsiderohet aspak e detyruar në asnjë mënyrë ndaj fqinjit të madh të saj. Motivi i kësaj zgjedhjeje ruse është mjaft i qartë: Putini është në një situatë vështirësie të rëndë dhe i duhet të pranojë ndihmën e fuqisë së vetme në botë e gatshme t’ia japë – vende të tjera me të cilat Moska mban raporte të përzemërta janë shumë pak të dobishme (për shembull Bjellorusia), apo pak influentë (për shembull Algjeria), apo deri më tani të mbivlerësuar (për shembull Turqia). Sigurisht janë shumë qeveri të gatshme të blejnë nga Rusia gaz dhe naftë (mendohet për Indinë), si edhe armatime; por kjo nuk mjafton të ndërtohen aleanca dhe as koalicione fleksibël. Me pak fjalë, Kina është basti i madh për të zgjidhur fatet e Federatës Ruse pas “downgrading” të rëndë të pësuar me ngërçin ushtarak në Ukraninë dhe sanksionet perëndimore.

Në një kontekst të tillë, Xi Jinping po dikton kushtet e tij, që progresivisht do të tentojnë ta nënshtrojnë të gjithë ekonominë ruse (sidomos resurset natyrore siberiane) ndaj nevojave kineze. Do të jetë çmimi për t’u paguar për më tepër ende i papërcaktuar, duke parë se të dy liderët në takimin e Kremlinit kanë lëshuar deklarata zyrtare mjaft ambige: mirëkuptimi i tyre është “në të gjithë fushën”, por nuk është një aleancë politiko – ushtarake (atëhere të vjen të pyesësh se çfarë është); të dy vendet konsiderohen “fuqi të mëdha kufitare”, por kjo është një e dhënë gjeografike tashmë e njohur lidhur me afrësinë dhe një dhuratë retorike ndaj Rusisë lidhur me statusin e “fuqisë së madhe”; së fundi, “plani i paqes” kinez për Ukrainën, i paraqitur në shkurt me 12 pikat e tij, konsiderohet një bazë e mirë negociuese, por Kina rezervohet të mbajë një “pozicion i paanshëm” në konflikt. Sinqerisht mbetesh dyzues përpara konfrontimet të shumta verbale. Siç do ta shohim më poshtë, një shpjegim i mundshëm është se pikërisht Pekini nuk ka në realitet idetë krejtësisht të qarta mbi të ardhmen e afërt dhe duan t’i mbajnë duart e lira, nga një pozicion force relative.

Ndërkaq, disa vëzhgues kanë vërejtur me të drejtë se po realizohet plotësisht shkëputja e Rusisë nga Europa, domethënë fundi i një vizioni të mundshëm “euraziatik” i përgjithshëm. E vërtetë, por nuk nënkupton se Perëndimi e ka hedhur Moskën në krahët e Pekinit: asnjë “lëshim” specifik europian apo amerikan do të mund të kënaqë ambicien putiniane për rindërtimin e një perandorie (ruso – sovjetike) të humbur, në mos tjetër përveçse pjesë të kësaj perandorie janë ankoruar tashmë fuqimisht në Bashkimin Europian, gjithashtu edhe në NATO, në bazë të vullnetit të lirë të shprehur nga popuj sovranë. Vetë Ukraina është një shtet i njohur jo vetëm nga Kombet e Bashkuara, por nga vetë Federata Ruse me dy traktate dypalëshe (1994 dhe 1997). Sigurisht nuk është komuniteti euroamerikan apo G7 që kanë vendosur që Rusia të pushtojë një vend fqinj dhe mënyra me të cilën forcat e armatosura ruse punojnë për të shkatërruar këtë vend e bën thjesht të pamundur një raport paritar me lidershipin aktual të Moskës. Në thelb, vizioni efektiv “euraziatik” që Rusia ndjek nuk është në pajtim as me atë të Bashkimit Europian, as të NATO, dhe nuk demonstrohet një opsion i praktikueshëm.

Nga ana tjetër, grupi drejtues përreth Putinit e ka spostuar qëllimisht qendrën grvaitacionale ndërkombëtare të vendit: në vitin 2014 ishte anëtar i G8 (përveçse i G20) dhe deri në fillimet e vitit 2022 kishte akoma një raport të formalizuar me NATO (anipse duke mos qenë shtet anëtar); tani synon gjithçka mbi “partneritetin pa limite” me Kinën. Është vërtet Moska ajo që është hedhur midis krahëve të Pekinit; nuk e dimë nëse për gabim apo për llogaritje, por gjithësesi pa asnjë nevojë për të qenë e shtyrë në këtë drejtim. Nëse mbahen të qarta këto pika, mund të vlerësohet më mirë edhe kuadri më i gjerë strategjik që fillon të shfaqet nga partneriteti kino – rus, sidomos lidhur me rolin global të Kinës.

Të dyja vendet bashkohen nga kundërvënia ndaj rendit amerikano – centrik, që faktikisht e konsiderojnë në çdo aspekt të shtyrë, por për ta zëvendësuar me çfarë? Pyetja është e vështirë sidomos pse Kina, që ka shumë për të humbur në rastin e një frakture të zinxhirave famëkëqinj globalë të vlerës, pasi janë ingredienti thelbësor i suksesve të tij ekonomike në 20 apo 30 vitet e fundit. Ekonomia e dytë botërore ka sot një trajektore rritjeje të paqartë pasi modeli i tij i zhvillimit ka ezauruar potencialin e vet duke arritur në të mirënjohurin “kurth të pagës mesatare”; shërben një model ndryshe, që në çdo rast do të ketë nevojë për tregjet globale dhe nuk do të mund të mbështetet vetëm mbi miqësinë vëllazërore me Nënën Rusi.

Paraqitet atëhere një sfidë e madhe për rendin e supozuar global alternativ që Pekini do të donte të ndërtonte. Mbi të gjitha sepse do t’i duhet të përfshijë të paktën disa aleatë aktualë të Shteteve të Bashkuara, me tregjet e tyre të pasura dhe teknologjitë e tyre; pastaj sepse do t’i duhet të tërheqë bartësit e resurseve natyrale të ndomosdoshme në Azi, Afrikë dhe Amerikë Latine, por që nxjerrin akoma sot benefite të konsiderueshme nga organizma ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore, përveçse duan të ruajnë aksesin e tyre të drejtëpërdrejtë në flukset financiare dhe teknologjike perëndimore. Pjesa më e madhe e vendeve që Pekini ka kërkuar t’i përfshijë, për shembull, në Belt&Road Initiative, kanë vazhduar gjithmonë dhe megjithatë të luajnë në shumë tavolina, duke e refuzuar opsionin e mbylljes në një orbitë ekskluzive kineze.

Me pak fjalë, kuadri nuk duket kaq i favorshëm ndaj ambicieve globale të Pekinit, nëse shikohet përtej episodeve të veçanta, për sa të rëndësishme dhe vetë Xi Jinping e di shumë mirë se perspektivat ekonomike të kompanive të tij (të tilla i konsideron, duke parë natyrën e regjimit) varen në pjesën më të madhe nga një kontekst ndërkombëtar “beninj”, që nga ana e tij varet në praktikë nga një nivel minimal i bashkëpunimit apo aq më pak bashkëjetese me Shtetet e Bashkuara. Këtu lufta ruso – ukrainase ka shumë leksione për të ofruar, duke parë reagimin absolutisht të papritur të Uashingtonit, Bashkimit Europian, NATO, G7 dhe të një shumice të madhe të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara. Nëse një shtet kërcënon hapur një rregull themelore të sistemit ndërkombëtar aktual, kundërgoditja është shumë e fortë dhe jetëgjatë. Pason që, nëse Kina ka nevojë për sistemin ndërkombëtar, nuk do të mund t’i ndjeë interesat e veta duke e sulmuar frontalisht. Sidomos në vijim të ndërmjetësimit të fundit kinez për të rinisur raportet diplomatike midis Arabisë Saudite dhe Iranit – që për më tepër qenë tashmë në zhvillim të fshehtë prej kohësh dhe kështu nuk kishin nevojë për një ndërmjetësim të vërtetë – mund të pyetet nëse Pekini është tashmë në gjendje të ushtrojë megjithatë një influencë politike vërtet globale.

Përgjigja është se padyshim po tentohet ta bëjë, edhe në kontinentin afrikan, por kjo ndodh pasi që ambiciet kineze janë “ngrirë” faktikisht brenda kuadrantit indopaqësor, ka mundësi vendimtar për ta transformuar Kinën në një fuqi “sistemike” përgjatë rrugëve të mëdha detare. Faktikisht këtu në dekadën e fundit vende të ndryshme kyçe për ekuilibrat makrorajonale kanë intensifikuar raportet e aleancës me Uashingtonin, pikërisht në funksion të frenimit të Republikës Popullore. Ka qenë kështu pas një periudhe paqartësie dhe midis përpjekjeve për të shpëtuar të paktën raportet tregëtare me Kinën, për Japoninë dhe Korenë e Jugut, për ASEAN dhe Australinë, e deri për një “mundës të lirë” si India – që pa bujë po e rrit nivelin e saj të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, për shembull në formatin “Quad” (Quadrilateral Security Dialogue) bashkë me Australinë dhe Japoninë.

Pra, realisht diplomacia kineze lëviz me dinamizëm më të madh sesa në të kaluarën e fundit, e pajisur me fuqinë ekonomiko – tregëtare dhe të një lirie më të madhe manovre në mungesë të çfarëdo brenge ndaj rgjimeve politikeme të cilat bën traktativa. Ama nuk buron një garanci suksesi, nëse ndërkohë vetë qeveritë që takojnë emisarët kinezë preferojnë të qëndrojnë larg nga një raport i formalizuar me Pekinin dhe kultivojnë ndërkohë shumë raporte të tjera – të kihet parasysh Arabia Saudite. Një konsideratë konkluzive në këtë kuptim mund të hedhë dritë mbi rolin e mundshëm direkt të Xi Jinping në krizën ukrainase: mirësevjen një dialog eventual me presidentin Zelensky që ndoshta çon në ndonjë propozim konkret për t’ju paraqitur më pas Rusisë – që faktikisht Kievi e ka vlerësuar menjëherë si hipotezë pune – por duke e ditur se një plan negociues ende nuk është. Diplomatët kinezë duhet të kuptojnë plotësisht se një listë deklarimesh gjenerike parimore, midis tyre reciprokisht kontradiktore, nuk e bën një plan paqeje. Është vërtet shumë pak për kë aspiron të krijojë një “rend të ri botëror”, sidomos nëse mendohet ta bëjë në unison me Federatën Ruse.

(nga Aspenia Institute)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply