Thirrja e Berishës: Bashkim me çdo demokrat, të distancohen nga pengjet

Kryetari i PD, Sali Berisha ftoi të gjithë demokratët që të mbështesin kandidatët e dalë nga primaret dhe të distamcohen nga pengjet, Basha dhe Aibeaj. “Të firmosim me duart tona ndryshimin, rivendosjen e pluralizmit dhe të rikthejmë shpresën”, tha Berisha.

Fjala e Berishës:

U thirr kjo mbledhje në këtë orë, sepse po vjen afati i dorëzimit të listave të këshilltarëve. Ndërkohë fushata vazhdon me intensitet në të 4 anët e vendit. Ekziston një optimizëm i madh, një entuiziazëm. Duam të falenderojmë qytetarët për reagimin e tyre të shkëlqyer ndaj fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Ka një start të shkëlqyer, start i cili e ka tmerruar kundërshtarin tonë, kundërshtar që vepron si me qenë në ilegalitet, klandestinitet, pa asnjë lloj transparente. Përdor gjatë edhe arrestime të kryebashkiakëve të vetë në mënyrë që ti disiplinojë. Pra, kjo e jona kontraston si dita me natën, me transparencën, përgjegjësinë.

Në tërësi një frymë bashkimi e paparë dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë demokratët, të cilët me ndjenjën e përgjegjësisë së madhe po bashkohen dhe janë të vendosur të mos mashtrohen. Janë të vendosur të vazhdojnë kontributet e tyre në PD-në, në koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ dhe të bëjnë gjithçka në rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri dhe të bëjnë gjithçka për fundin e monizmit dhe për fitoren e primareve, kandidatëve të lirisë që paraqiten.

Edhe njëherë theksoj se, në ftojmë çdo demokrat pa përjashtim të bashkohet në këtë betejë dhe të mos ndjekë, dy pengje të diskredituara të Edi Ramës, Lulzim Bravën dhe Alibashën, që të dy të mbajtur peng nga lidhje krimi, nga Edi Rama, që të dy.

Ne natyrisht të dy për lidhjet e tyre me krimin janë të larguar nga PD. Partia Demokratike nuk ka përjashtim në statut, por largimi është vetëkuptueshëm. Çdo person, që del jashtë standardeve, kritereve të qenit anëtar i kësaj partie e humbet automatikisht anëtarësinë kur verifikohen lidhje me krimin dhe e vërteta është se që të dy këta, Basha me dosjen e mbyllur nga Edi Rama, ky tjetri me probleme të thella serioze, të cilat nuk i ka deklaruar, por mbahen peng dhe keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Edi Rama,

Ndaj dhe ftoj përsëri të gjithë demokratët, mbështetësit tanë, të mbështesin kandidatët e primareve. Është një moment historik për forcën tonë politike, mbështetësit tanë, të ngrihemi si misionarë për të firmosur me duart tona ndryshimin, rivendosjen e pluralizmit.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply