Berisha: 14 Maji është dita në të cilën ne, pas 31 vitesh, ftohemi të shpëtojmë Shqipërinë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, 14 Maji është dita në të cilën ne, pas 31 vitesh, ftohemi të shpëtojmë Shqipërinë nga monizmi. Berisha garantoi banorët e Peqinit se, tek Mustafa Pashja do keni një menaxher të shkëlqyer të bashkisë, do të keni një punonjës, drejtues të dhimbshëm, të aftë të zotin dhe do firmosni në 14 maj ndryshimin e madh dhe të shumëpritur.
“Miqtë e mi!
Zgjedhjet janë për qeveritarët vendorë dhe unë kam nder të madh, kënaqësi të madhe, që paraqes para jush një nga veprimtarët më të përkushtuar të PD-së në vite. Që paraqes Mustafa Pashjan, një peqinas të ndershëm, dinjitoz, i cili do të shkrijë të gjithë energjitë e tij në shërbimin tuaj, i cili do të bëjë gjithçka që çdo qindarkë taksash që ju paguani, të ua kthejë në shërbime, me transparencën më të madhe, i cili do të bëjë gjithçka që të mos mendojë vetëm për qendrën e qytetit, por të mendojë për të gjithë banorët e këtij rrethi aty ku banojnë për të ndryshuar, me çfarë ka në dorë ai, jetën e tyre. Do të bëjë gjithçka për t’i dhënë frymë tregut.
Unë ju garantoj ju se tek Mustafa Pashja do keni një menaxher të shkëlqyer të bashkisë, do të keni një punonjës, drejtues të dhimbshëm, të aftë të zotin dhe do firmosni në 14 maj ndryshimin e madh dhe të shumëpritur.
Por 14 maji duhet të jemi shumë të qartë, është një ditë zgjedhjes disa herë më të rëndësishme se sa zgjedhjet vendore. Është një ditë në të cilën ne, pas 31 vitesh, ftohemi të shpëtojmë Shqipërinë nga monizmi.
Është një ditë që ne, duke votuar Mustafa Pashjen, të votojmë për rivendosjen e pluralizmit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply