Berisha: Kandidatët e Alibashës dhe Lulzim Bravës janë kandidatë të Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kandidatët e Alibashës dhe Lulzim Bravës janë kandidatë të Edi Ramës. Berisha tha se, ata janë vegla që i përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, PD do triumfojë, nuk ka asnjë mëdyshje.
“Kandidatët e Alibashës dhe Lulzim Bravës janë kandidatë të Edi Ramës.
Ata nuk kanë asnjë lidhje me PD-në.
Ata janë vegla që i përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit.
PD do triumfojë, nuk ka asnjë mëdyshje.
Koha provoi në mënyrë profetike rëndësinë e misionit të demokratëve në përmbysjen e monizmit në Shqipëri.
Këto i kanë kuptuar të gjithë.
Kandidatët e Edi Ramës, janë një apo dy, vijnë tërësisht nga bota e mafies, e cila kërkon të shpëtojë sistemin monist që ka vendosur”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria jashtë nga BE/ Eurodeputeti: Drejtësia ka dështuar, organizatat kriminale te trafiku i drogës

Eurodeputeti Fredi Beleri ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në …

Leave a Reply