Si Rama e shpëtoi Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng që e përdor kundër opozitës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama e shpëtoi Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng që e përdor për çdo gjë kundër opozitës. Berisha tha se, hetimi ka zbuluar se 500 mijë nuk kanë asnjë lidhje me financimin e PD-së.
“Zoti Rama, ndonëse ka çuar dëshmitarë nga Tirana apo Europa, nuk mund të them, me këshilltarin e tij Duçka për të dëshmuar përpara hetuesve të FBI, në Shqipëri Lulzim Basha është hetuar për larje parash.
Sepse Lulzim Bashën e ka denoncuar Nick Muzin. Është Nick Muzin që ka deklaruar në SHBA se 720 mijë dollarët i ka nga PD.
Rama ka marrë këtë deklaratë nga prokuroria e vendit dhe ka filluar hetimin.
Hetimi ka zbuluar se 500 mijë nuk kanë asnjë lidhje me financimin e PD-së.
Atëherë, prokuroria e ka akuzuar Lulzim Bashën me të drejtë për larje parash. Çdo shumë që zbulohet pa origjinën e saj, automatikisht në ligj kualifikohet larje parash.
Edi Rama përdori presionin e jashtëzakonshëm. Engjëll Agaçi është marrë në mënyrë intensive me mbylljen e dosjes.
Dosja u mbajt deri në ditën e 30 nga një prokuror. Ai prokuror, ditën e 30-të dha dorëheqjen.
Ditën e 31- kishte skaduar afati për dërgimin e saj në Gjykatë të Lartë. Ky është kurthi që bëri Edi Rama.
Edi Rama me akuzën për larjen e parave e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng të tij që e përdor për çdo gjë kundër opozitës dhe kundër pluralizmit në Shqipëri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Më tregoni sa keni marrë ti dhe Andi Bejtja, më jepni mua gjysmat dhe e mbaroj që sot…”/ Dëshmia e gazetarit pse braktisi Ramën

Në një rrëfim fshikullues dhe plot detaje, gazetari i njohur sportiv Adriatik Dosti sjell në …

Leave a Reply