Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi theksoi në mbledhjen e radhës në Komisionin për Çështjet Ligjore se, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jetë prioritet.
Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi bëri propozimet për ndryshimet në Kodin Penal, ku theksoi se niveli i korrupsionit në vend është në nivele të larta.
Ndër të tjera Bylykbashi nuk i kurseu as akuzat për kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ky i fundit po mbron ministrat e korruptuar.
“Nuk i nënshtrohen parashkrimit, veprat penale dhe akuzat penale te korrupsionit dhe te krimit te organizuar, kundër kryeministrit, zëvendëskryeministrit, ministrit, kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, drejtuesit e institucioneve qendrore përgjegjëse për prokurimet publike dhe koncesionet, si dhe ish-funksionarëve të sipërpërmendur. Kjo dispozite i shtrin efektet e saj deri në datë 31.12.2037″”, ishte propozimi për ndryshim i bërë nga Bylykbashi.
Gjithashtu nënkryetari i PD theksoi se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë më efektive në krahasim me SPAK.
“Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë më efektive se sa është SPAK sot. Një nga problemet më të mëdha ka qenë kapja e sistemit të drejtësisë. Propozimi ynë ka të bëjë me një ndryshim në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë që targeton ata mbajtës pushteti që kontrollojnë dhe shpërdorojnë nëpërmjet korrupsionit paranë publike. Janë këta zyrtarë që me prova në sy të të gjithëve, janë të akuzuarit nga opinioni publik se janë përgjegjës për korrupsionin që po shkatërron themelin e së drejtës. Nëpërmjet kësaj dispozite, deri në vitin 2037, nuk mund të fshihet pas parashkrimit të ndjekjes penale, por do të jenë përgjegjës para drejtësisë. Nuk mundet parashkrimit të jetë mburojë i një prej kancerëve me të tmerrshëm që po përjetohet në këto kohë. Parashkrimi nuk mund të jetë mbrojtje, për kryeministrin, ministrat, kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe ata që menaxhojnë paranë publike”, tha Bylykbashi.
Bylykbashi: Kam sot nderin që të prezantoj në këtë mbledhje të komisionit një propozim për një projektligj, të nënshkruar nga një grup deputetësh të Opozitës, kryesuar nga z. Sali Berisha dhe nga 18 deputetë të tjerë.
Ky projektligj ka një që llim shumë të qartë. Është një instrument i fort në gjykimin tonë në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni, gjithë çfarë është thënë dhe çfarë përpjekjesh janë bërë ndër vite, është ai që ne dimë sot në këtë moment, është galopant.
Është një korrupsion i cili është qartazi totalisht. Një korrupsion qeveritar. Nuk është në nivelet e një krropusioni të vogël, por tashmë korrupsioni po mvishet në mënyrë të koncentruar nga kryeministri dhe këshilli i ministrave.
Se cili është niveli i korrupsionit në Shqipëri, mjafton të lexoni raportin e DASH. Po ju citoj një nga më të fundit, i cili thotë: Ndërsa porkurorët bëjnë përparime të rëndësishme në ndjekjen e rasteve të korrupsionit publik të nivelit të ulët dhe të mesëm, shkalla e ndjekjes penale për zyrtarët e rangut të lartë mbeti e ulët. Pra, problem kryesor është korrupsioni qeveritar.
Aferat korruptive, tahsmë po mbulohen për fat të keq edhe me ligje të posaçme që vijnë nga Parlamenti, por që iniciohen qartazi nga qeveria.
Pavarësisht, se në vitin 2012 me propozimin tonë në atë kohë, u arrit konsensusi për t’u ndryshuar Kushtetutën dhe për të hequr imunitetin për zyrtarët e lartë shtetëror, të zgjedhur apo anëtarët e Këshillit të Ministrave, për deputetët, apo për gjyqtarët dhe prokurorët. Pavarësisht se u hoq imuniteti, përsëri korrupsioni ka ardhur gjithmonë e duke u rënduar.
Reforma në drejtësi, e nisur ndër të tjera me qëllimin për të luftuar korrupsionin brenda drejtësisë, por edhe jashtë saj, në mënyrë specifike, ngritja e SPAK, me SPAK-un por edhe me Gjykatën e Posaçme, deri më sot ende nuk ka dhënë prova të qarta që justifikon besimin e madh të cilin legjislatori vuri kur ndryshoi Kushtetutën në vitin 2016.
Në analizë, në raport me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë efektive sesa është SPAK sot. Një nga problemet kryesore, përveç vullnetit politik është pikërisht kapja e drejtësisë, me qëllim ndër të tjera krimin politik në luftën kundër korrupsionit të lartë qeveritar, dhe nëpërmjet tij vonimit të hetimit dhe ndëshkimit të korrupsionit.
Pasoja imediate e një procesi të vonuar në hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit është kalimi i afateve proceduriale për ndjekjen e veprave të korrupsionit. Zvarritja e organeve të drejtësisë për të bërë të mundur kalimin e afateve proceduriale.
Është e papranueshme për opinionin publik, edhe në kuadër të asaj që duhet të ishte barazia e të gjithë shtetasve para ligjit, që zyrtarët me imunitet faktik politik ekzekutiv, të jenë të mbrojtur nga kjo mënyrë e funksionimit të gjyqesorit, duke arritur më pas të çlirohen nga përgjegjësitë e tyre penale me procedurë, pra pa u hetuar dhe pa u shpallur të fajshëm, apo të pafajshëm, por thjesht sepse ka kaluar afati i ndjekjes penale për veprat e korrupsionit.
Pikërisht, që kjo të mos jetë më pengesë për drejtësinë, dhe as justifikim, propozimi ynë është i qartë.
Ne propozojmë një ndryshim në kodin penal të Shqipërisë, ligji nr 27.01.95, i ndryshuar, duke ndryshuar nenin 67 duke shtuar një dispozitë, pra një fjali, ku ne sugjerojmë: Nuk i nënshtrohen parashkrimit, veprat dhe akuzat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar kundër kryeministrit, zv.kryeministrit, ministrit, kryetarit të kuvendit, kryetarit bashkisë Tiranë, drejtuesve të institucioneve qendrore përgjegjëse për prokurime publike dhe koncensionet, si edhe ish-funksionarët e sipër përmendur.
Kjo dispozitë i shtrin efektet e saj deri më datë 31 dhjetor 2037. Në mënyrë të qartë propozimi ynë targeton pikërisht ata mbajtës pushteti që nga ana tjetër kontrollojnë, menaxhojnë dhe shpërdorojnë nëpërpmjet korrupsionit paratë dhe të mirat publike të qytetarëve shqiptarë.
Janë pikërisht këta zyrtarë, të cilët me prova në sy të të gjithëve, përtej çdolloj dyshimi, janë të akuzuar nga opinioni publik si ata që janë përgjegjës për nivelin e papranueshëm, skandaloz të korrupsionit që po shkatërron themelet e funksionit të shtetit të së drejtës. Po shkatërron funksionimin e demokracisë. Mos të harrojmë që korrupsioni qeveritar është pjesë kryesore e shtiblerjes së votës dhe korruptimit të procesit zgjedhor.
Nëpërmjet kësaj dispozite, për një periudhë të caktuar kohore deri në vitin 2037, askush i cili është në funksionin e sipërpërmendur, edhe ata që kanë patur këto funksione, nuk mund të fshihet pas parashkrimit të ndjekjes penale, por do të jenë përgjegjës përpara opinionit publik, dhe përpara drejtësië si kushdo tjetër.
Nuk mundet që parashkrimi të jetë mburoja e një prej kancerave më të fortë që kjo shoqëri po përjeton aktualisht.
Ne gjykojmë, që parlamenti nëpërmjet diskutimit, debatit dhe aprovimit të kësaj dispozite është përpara një testi shumë të rëndësishëm, që të tregojë vullnetin për të luftuar korrupsionin, duke hequr çdo lloj mburoje. As imuniteti kushtetues nuk vlen më, por nuk do të vlejnë më as mbrojtjet proceduriale, të paktën për një periudhë të caktuar.