“Është goditur klima e biznesit”, Nasto: Duam memorandum bashkëpunimi me kreun e ri të bashkisë

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto, gjatë tyrezës kërkoi që të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi mes kreut të ardhshëm të bashkisë dhe biznesit. Këtë memorandum, Albert Nasto e sheh si një garanci për të ruajtur dhe përmirësuar klimën e biznesit në Tiranë, e cila aktualisht nuk është e mirë.

Do kisha moton të ruajmë biznesin, sepse po goditet nga oligarkia. Tjetër, përmirësimi i klimës për të bërë biznes. Është shumë i nevojshëm.

Ne duam që z.Këlliçi, të cilin e njoh shumë mirë, duhet të kemi një klimë të mirë, që ta shtojmë biznesin. Jemi në pikën e fundit, në një klimë kaq të acaruar për biznesin.

Të firmosim një memorandum bashkëpunimi mes shoqatës dhe kryetarit të bashkisë së ardhshëm.

Jemi të gatshëm të firmosim dhe ju falenderoj shumë për këtë tryezë”- tha Albert Nasto.

About Redaksia

Check Also

Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor për Ballkanin Perëndimor

Në datat 29–30 prill 2026, në Zagreb të Kroacisë, do të zhvillohet Forumi i IDU …

Leave a Reply