Shehaj: Krimi merr kurajo nga sulmet e Edi Ramës ndaj mediave

Deputeti i PD, Agron Shehaj deklaroi në Çim Peka Live se deklaratat dhe vendimet e Edi Ramës inkurajojnë krimin të godasë edhe median, duke iu referuar sulmit mafioz ndaj Top Channel.

Shehaj solli në vëmendje dhunën e Edi Ramës ndaj biznesmenit dhe pronarit të News24, Irfan Hysenbelliu. Sipas tij, Rama i dha mesazh krimit që duke goditur më të fortin mësojnë të gjithë dhe se të godasësh median nuk është më vijë e kuqe.

“Këtu kemi të bëjmë, përveçse një akt mafioz kriminal, me një sulm kundër një media. Ka lidhje me krimin apo jo? Besoj se po. Besoj se gjendja në të cilën ndodhet media sot, liria e njerëzve për t’u shprehur, është më e rënda në këto 32 vite demokraci. Nuk ka ndodhur që n jë kryeministër të vendosë se cili biznes apo cila godinë do të prishet dhe cila jo, pavarësisht se mund të jenë në paligjshmëri. Ky është problemi i mungesës së shtetit ligjor në Shqipëri.

Këtu se kush e shkel ligjin e vendos kryeministri dhe jo Gjykata. Dhe krimi i rëndomtë në mmomentin që sheh se godasësh median nuk është më vijë e kuqe, merr kurajo dhe i bie një prej mediave më të rëndësishme në Shqipëri. Kjo është një çështje politike. Rrënjët e këtij problemi janë shumë më të mëdha dhe shumë më të thella.

Ne shohim Ramën që përdor tritolin…ai është një sinjal, një sinjal i qartë për të gjithë, ai është akt terrorist që i bën një kryeministër sepse ai është një mesazh për të gjithë nga pronarët e medias, gazetarë, analistë, sipërmarrës që të mos guxojnë t’i dalin kundër kryeministrit. Mesazhi është i thjeshtë, godit më të fortin që ta mësojnë të gjithë. Nuk e bën vetëm me median, e bën me biznesin, e bën me politikanët”, tha Shehaj.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: 7 raste konkrete se ku fshihen paratë publike të vjedhura të inceneratorit fantazmë të Tiranës

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, BELIND KËLLIÇI Të nderuar qytetarë, Jam sot …

Leave a Reply