Sulmi ndaj TCH, reagon Berisha: Akt kriminal i shëmtuar, rendi është në duart e krimit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas sulmit të rëndë ndaj Top Channel. Berisha shkruan se, ky është një akt i shmëtuar kriminal.

Reagimi i Berishës

Një akt kriminal i shëmtuar

Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.

Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit. sb

About Redaksia

Check Also

Reagimi i gazetarit/ Opozita duhet të djegë Kryeministrinë dhe Parlamentin, hajdutët të terhiqen me litar

Analisti Andi Bushati, foli për protestën e opozitës në 10 shkurt, kur pati përplasje me …

Leave a Reply