Sulmohet me armë Top Channel, vritet roja

Një sulm me armë ka ndodhur tek studiot e Top Channel, pas orës 1 të mesnatës. Mësohet se është vrarë një nga rojet e godinës, Pal Kola, 60-vjeç. Ndërkaq, një makinë është raportuar e djegur në anë të autostradës Tiranë-Durrës dhe që besohet se ka marrë pjesë në këtë sulm me armë.

Policia bëri të ditur se, më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel në Mëzez.

Plumbat kanë plagosur me armë zjarri, rojën e sigurisë të “Oktapus” Security, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital, por akoma nuk dihen gjeneralitetet.

Momenti i krismave është regjistruar edhe nga kamerat e BigBrother, ndërsa banorët janë shprehur se ato ndiheshin sikur kishin ndodhur aty.

Grupi hetimor është në vendngjarje ndërsa shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollohet zona.

Krismat e kallashnikovit janë dëgjuar edhe brenda shtëpisë së BigBrother, duke bërë që banorët të tremben.

About Redaksia

Check Also

Yuri Kim nën hetim në SHBA

Mesditën e së hënës së 17 Marsit 2025 Yuri Kim shkeli për herë të fundit …

Leave a Reply