Alimehmeti: Qytetarët nuk e dinë sa taksa paguajnë në Tiranë

Kryesuesi i listës për këshillin bashkiak të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Ilir Alimehmeti i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka treguar se banorët e Tiranës, paguajnë një taksë që nuk e paguan askush në Shqipëri. Alimeheti ka thënë se, taksa e arsimit e vendosur në Tiranë është e paligjshme dhe anti kushtetuese.

‘A e dini ju se sa taksa paguani ju, që nuk e dini se i paguani?

Do të ju them vetëm një taksë që e paguajmë vetëm ne qytetarët e Tiranës, asnjë qytetar tjetër, por e paguajmë vetëm ne, pavarësisht faktit, duhet paguar apo jo, çuditërisht vetëm ne e paguajmë që është; Taksa e arsimit.

Taksa e infrastrukturës arsimore, quhet me tallje edhe e përkohshme. Tani të përkohshëm në këtë jetë jemi të gjithë. Ndërkohë që 7 vite kaluan dhe më 23 dhjetor të 2022, si dhuratë për vitin e ri apo për krishtlindje si të doni ju, në vend të bonusit, e miratuan për 3 vite të tjera. Nëse ne nuk do të ndërrojmë në 14 maj, ne për 3 vite të tjera do të vazhdojmë të paguajmë një taksë të përkohshme, e cila për familjarët gjatë legjislaturës këto lekë do të ti marrë direkt nga xhepi.

Një taksë jo kushtetuese, e vendosur fshehtas, askush nuk e pa, askush nuk e di. Dhe këto është për familjarët, se për bizneset është mbi 1 milion e gjysmë’, tha gjatë intervistës së tij në SYRI TV, Ilir Alimehmeti.

About Redaksia

Check Also

Rama me overdozë në spital? Denoncimi…

Gazetari Romir Saraçi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me kthimin e kryeministrit …

Leave a Reply