Ikën anëtarja e Këshillit Bashkiak Shkodër: Në PS drejton injoranca dhe mediokriteti

Anëtarja e PS në Këshillin Bashkiak Shkodër, Tereze Brigja ka njoftuar largimin nga strukturat drejtuese të partisë. Brigja e ka njoftuar largimin me një mesazh ku ndër të tjera thuhej se në këtë parti drejton injoranca dhe mediokriteti.

Mesazhi

Përshëndetje kolegë !

Dëshiroj të jeni mirë familjarisht !

Ju bëj me dije se largohem nga PS e Shkodrës të cilën e drejton injoranca dhe mediokriteti përfshij këtu edhe deputet apo ish-deputet . Kjo nuk është partia për të cilën kam kontribuar prej vitesh…

Unë jam dukagjinase dhe ndihem krenare për vendlindjen dhe prejardhjen time . PS e Shkodrës i ka përbuzë dhe masakruar

dukagjinasit duke i lënë pa rrugë , pa drita e pa shërbimet minimale , me qellim që ata të largohen nga trojet e veta e të shpërndahen nëpër botë .

Me këtë strategji kanë menduar se e zhdukun ” farën ” e dukagjinasit …

Ku kanë moral apo fytyrë drejtuesit e PS Shkoder të kërkojnë vota në Dukagjin , në një kohë kur në këshillin bashkiak këtë komunitet nuk e përfaqëson askush . Nuk besoj se dukagjinasi tenton të hapin një derë të mbyllur , se ai që e bën një gjë të tillë nuk është dukagjinas .

Ku kanë moral apo fytyrë drejtuesit e PS Shkoder të kërkojnë vota te KATOLIKËT e Shkodrës kur injorojnë dhe tallen me bësimin e tyre . Përfaqësimi i këtij komuniteti në këshillin bashkiak të Shkodrës është i papërfillshëm ( nga numri rendor 1- 13 nuk ka asnjë katolik ) .

Si kontribojnë këta drejtues idjotë në harmoninë fetare ? Si munden këta idjotë t’i zevendësojnë vlerat me antivlerat ? Nuk janë mediokër , as grek as italjan kotolikët e Shkodrës , por janë shqipëtarë .

Këto poshtërsi e shumë të tjera i këto e kanë çuar dhe po e çojnë Shkodrën nga humbja në humbje . Shkodra nuk e meriton këtë… Shkodra nuk është një tufë delesh që bariu idjot e çon ku ti dojë qefi.

Kujtojmë se më herët dha dorëheqjen kryetari i PS në Kurbin, Pal Tushaj duke deklaruar se do të votonte kandidatin e opozitës në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Tushaj, populli i Mirditës nuk do të rizgjedhë këtë kandidaturë, ndërsa befasoi duke shtuar se do të votojë kandidatin e Partisë Demokratike, Albert Mëlyshin, një mirditor.

Sipas Tushaj, populli i Mirditës nuk do të rizgjedhë këtë kandidaturë, ndërsa befasoi duke shtuar se do të votojë kandidatin e Partisë Demokratike, Albert Mëlyshin, një mirditor.

Tushaj: E kam shpjeguar që nuk ndihem i përfaqësuar, po ashtu si dhe socialistët. PS mbështeti Dedën, mandati i dytë erdhi se ishte i pëlqyer nga persona të caktuar nga PS. Në mandati e tretë, nuk u ndoq asnjë rregull demokratik, por erdhi me urdhër nga lart. Ndrec Deda nuk përfaqëson denjësisht PS-në. Ndoshta ne na ka si dorë të dytë. Mirëdita ka nevojë për një kryetar të denjë. Që ta ketë ditë e natë dhe jo me kohë të pjesshme, një herë në dy muaj.

Duke mos qenë pjesë e kryetarit të bashkisë, skam pasur shansin që të hyj në zyrën e tij, që të mos thërrasë njëherë kryetari i bashkisë që ‘kjo është bërë mirë, kjo është keq’. PS ka probleme nga Pjetër Pjetri dhe Ndrec Deda. Kam një mendim dhe besim që populli i Mirditës nuk do e votojë Dedën. Unë nuk kam zgjedhur asnjë kandidatë, por ka plotë të tjerë të aftë. Akuzat i bëj pasi, nëse je i fortë, ke ekonomi, ke ndërruar emrin, atëherë ke mbështetjen e Dedës. Një pjesë e punonjësve s’kanë pasur lidhje dhe tani punojnë në pozicione të zgjedhura, pa një formim. PS është monopol. Unë votoj Albert Mëlyshin, fatkeqësisht përfaqëson PD. Do e votoja atë. Mjafton të jetë mirditor, jo nga Tirana që të komandojë me pult.

Nëse je kundër tij, ai të heq nga puna. Mua më ka kërkuar të largohem. Deda i është prezantuar Ramës, jo ashtu siç është apo ashtu siç u intereson disave.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply