Meta: “Bashkë Fitojmë” ortek i pandalshën, me Këlliçin ulje taksash

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u bëri thirrje qytetarëve sot që t’i besojnë kandidatëve të nxjerrë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Meta u ndal te kandidatura e Belind Këlliçit për bashkinë Tiranë, të cilën e vlerësoi duke thënë se plani i Këlliçit sjell shumë të mira.

“Koalicioni Bashkë Fitojmë është një ortek i pandalshëm. Është realizuar në një plan fantastik me kandidatët tanë. Kemi Belind Këlliçin që ka plan për uljen taksave që do të përfitojë bizneset dhe sipërmarrësit. Përfitojnë vetëm qytetarët, të vetmit që s’janë të kënaqur, janë oligarkët. Ne kemi qëllim të fitojmë qytetarët shqiptarë në mënyrë që të mos na largohen nga vendi”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Një grup makbethian kapën flamingon për fyti, tentuan të zëvendësonin opozitën e vërtetë me një opozitë në shërbim të Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para krerëve dhe sekretarëve të degëve …

Leave a Reply