Prokuroria thërret Gazment Bardhin dëshmitar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Kanë marrë tjetër rrjedhë hetimet e ngjarjes së rëndë që ndodhi 3 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlkamentare të 2021 në Elbasan.

Kjo pasi Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar që në seancë të thirret edhe Gazmend Bardhi për të dëshmuar në cilësinë e kandidatit për deputet dhe drejtues i fushatës së Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit ku i akuzuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj ishte pjesë e së ashtuquajturës strukturë e posaçme për mbrojtjen e votës që ngriti në atë kohë Partia Demokratike dhe që u konfirmua publikisht nga vetë ish-Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Gazment Bardhi.

Në seancën e radhes të gjyqit të Arbër Paplekajt, gjykata ka thirrur si dëshmitarë familjarët e viktimës Pjerin Xhuvani, por që nuk u paraqitën së bashku me avokaten mbrojtëse Rezarta Tahiri.

Prokurori i çështjes Ritvan Skuraj dhe Platina Aliçkaj kanë kërkuar që përveç 59 dëshmitarëve të thirret edhe ish-drejtuesi politik grupit të punës i Partisë Demokratike në Elbasan në atë kohë Gazment Bardhi.

Kjo kërkesë e ka detyruar gjykatën të tërhiqet për të marrë vendim për këtë kërkesë të prokurorëve.

Gjatë një përplasje mes dy grupeve politike në qendër të Elbasanit, Pjerin Xhuvani humbi jetën nga të shtënat që dyshohet se dolën nga arma e Arbër Paplekaj.

Gjithsej në procesin gjyqësorë janë thirrur deri më tani 59 dëshmitarë, dhe nëse pranohet, Bardhi do të jetë dëshmitari i 60-të në këtë proces.

About Redaksia

Check Also

Revolta të shndërrohet në kryengritje popullore

“RD” Opozita të udhëheqë revoltën që ka bërë bashkë dje të djathtë dhe të majtë. …

Leave a Reply