Skandali, “patronazhistët” dhe “aktivistët me duart tek votimi elektronik

Anëtarja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj kërkoi që patronazhistët dhe përdoruesit e aplikacionit ‘Aktivisti’, të përjashtohen nga mundësia për të qenë operator të paisjeve ku do të kryhet votim dhe numërim elektronik i votës në 14 maji.

Ajo e arsyetoi kërkesën e saj me faktin se lista e patronazhistëve është publike dhe emrat e militantëve socialistë mund të bëhet lehtësisht.

Por, pas hedhjes në votim, propozimet u rrëzuan me vota të tre anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste në këtë komision.

Këto kërkesa synonin që të parandalonin patronazhistët, përdoruesit e platformës aktivisti apo dhe punonjësve të tjerë të administratës, të mos jenë operator të paisjeve ku do të kryhet votim dhe numërim elektronik i votës, në mënyrë që ky process të jetë sa më i besueshëm.

Por kjo kërkesë nuk u mor parasysh, duke i hapur rrugë patronazhistëve të aplikojnë për të qenë operator të pajisjeve ku do të kryhet votim dhe numërim elektronik i votës në disa qendra votimi në vend.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …

Leave a Reply