Belindi fiton betejën e parë përballë Veliajt

Nga Redin HAFIZI

Fushata elektorale ka strategji, pra ka nje drejtim per cdo kandidat. Fushata elektorale patjeter qe eshte lufte dhe te gjithe duhet te marrin pjese fort ne te gjitha betejat.

Nderkohe ne fushate identifikohet se kush eshte lideri e cilet jane ndjekesit. Gjithashtu fushata eshte nje lufte PR e ndare ne shume beteja. Ne vendet me demokraci te konsoliduar betejat jane kauzat dhe piket ne sondazhe shpesh ndikohen nga perqafimi i ketyre kauzave nga qytetaret. Kjo eshte menyra me e thjeshte per te analizuar shtyterheqjet e qytetareve per nje kauze, por ka edhe nje tregues tjeter qe verteton pa sondazh rendesine e nje kauze per momentin. Kjo shihet kur kundershtari perqafon permes modifikimit dhe zbukurimit kauzen qe i eshte hedhur tek kembet si dorashka per dyluftim.

Ka qene Belind Kellici qe hodhi ne fillim idene e nje reformimi te transportit publik ne Tirane. Per kandidatin demokrat reforma duhet te sjelle lehtesimin e barres financiare per cdo familje ne Tirane dhe njekohesisht edhe nje zvogelim trafiku te mjeteve te tjera. Sot del Veliaj ne pozicionin e kryetarit te Bashkise dhe flet per transportin publik. Ne momentin qe flasim ne Bashkine e Tiranes jane regjistruar shume aksidente te shkaktuara nga mjete te transportit publik vetem ne gjashte muajt e fundit.

Pa hyre ne detaje, duket se pleqeria ne zyre e kryebashkiakut Veliaj, e ka bere kete te fundit qe problemet e Tiranes t’i degjoje nga opozita dhe tani Kellici kryeson idete opozitare per kryeqytetin. Nderkohe Veliaj, edhe pse kryebashkiak ne fuqi ndjek Belindin nga pas per te vazhduar debatin. Nje forme e tille fushate identifikon qarte se kush eshte lideri e kush jane ndjekesit.

Kam qene ne Tirane ne vitin 2017 dhe me bente pershtypje se transporti publik nuk rrespektohej si i tille. Kishte korsi per autobuzet dhe cfare eshte me qesharakja qe kam pare perballe piramides, kur nje autobus nuk futej dot ne stacion pasi kishte makina perpara qe kishin zene stacionin dhe prisnin semaforin tek ura ne bulevard. Kjo ishte qesharake per mua dhe e dhimbshme per cdo individ qe pret ne stacion, paguan taksat dhe bileten, por duhet te prese pas te fortit me makine. Kjo eshte Tirana e Erion Veliajt, nderkohe qe ne menyre te peshtire kreu aktual i Bashkise se Tiranes, pasi degjoi Belindin, nisi teorite e mashtrimit me Bus Rapid Transit (BRT), ose Linja e Shpejte e Autobuseve, nje projekt shume larg realitetit. Ky eshte vetem nje emer bombastik kompanie dhe jo nje deshmi e besimit qytetar.

Veliaj ka perdorur ne rinine e tij transport publik Rapid, por realitetet jane te ndryshme.

Veliaj harron se Tirana eshte qytet me i vjeter se qytetet prej te cileve ai kerkon te kopjoje dhe ketu ekziston mediokriteti i individit Veliaj dhe imoraliteti i politikanit Veliaj qe shperthen ne nje shpejtesi prej km/h, minuta, metra katrore, kilometra etj. Ky eshte Veliaj qe vetem te ndjek dhe nuk ka ditur kurre te udheheqe, pasi eshte vetem nje kukull dhe jo nje personazh. Pa mbeshtetjen e PS, dihet qe Veliaj kthehet tek perqindjet e G99. Kjo eshte arsyeja qe Pernaska dhe Bejko po konkurrojne ne krah te Veliajt, por eshte e qarte se syte e Veliajt jane tek fushata e Belindit.

Transporti publik falas preku zgjedhesit, ndaj Veliaj vazhdoi te flase per transportin publik, por u fut me thelle ne gropen e mashtrimit ku e nisi si politikan. Ne raste te tilla, gjej kauzen tende nese di ta besh si konkurrent. Nese nuk di ta besh, atehere mundohu te dalesh nga lufta pa thyer shume zemra.

Lufta behet per besim dhe perse duhet besuar Veliaj qe ka nje rekord te keq ne mashtrime politike. Nderkohe besim patjeter qe sjell ndryshimi dhe shpresa e Shqiptareve eshte tek permbysja ne Tirane.

About Redaksia

Check Also

Tallja me pensionistët!

Nga Lutfi DERVISHI Po të dëgjojne se çfarë thonë pensionistet sot, duhet të skuqen dhe të …

Leave a Reply