Berisha: Kruja ka potenciale të jashtëzakonshme, por potencialin më të jashtëzakonshëm e ka tek krutanët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar në kandidatin e Partisë Demokratike në Krujë të dalë nga Primaret, Agron Loka. Berisha është shprehur se Kruja duhet të firmosë ndryshimin dhe duke firmosur ndryshimin në 14 maj, firmosim ndryshimin e jetës tonë, ndryshimin e mirëqenies tonë, të fermave, bizneseve, punësimit, shërbimeve që meritojmë.

“Të dashur demokrate e demokratë, qytetarë e qytetarë, banorë të bashkisë Krujë dhe Fushë Krujës, vëllezër e motra, zonja e zotërinj.

Së pari një mirënjohje të pakufishme ndaj jush për këtë pritje të zjarrtë, e cila është një mesazh frymëzues për demokratet dhe demokratët, për shqiptaret dhe shqiptarët kudo që janë sot. Mesazh që frymëzon, ndryshimin, fitoren, pluralizmin, të ardhmen.

Përulem me nderim të madh para ju krutanëve, banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës, për mbështetjen e madhe, tepër të çmuar që i keni dhënë PD-së në dekada të tëra. Ajo është për PD-në një krenari e madhe, një mirënjohje e pakufishme.

Kam nder të veçantë, kënaqësi të veçantë të paraqes para jush, Agron Lokën, kandidat për qytetar të parë të këtij qyteti, që qëndron në kreshtën e historisë tonë kombëtare. Është nder të jesh qytetar i parë kudo, por është nder tepër i veçantë të jesh qytetar i parë i Krujës së Skënderbeut, Krujës së historisë, i Krujës që fisnikëron shqiptarët me fisnikëri, qëndresë, frymëzon me bujari, me shpirt punëtor, por mbi të gjitha frymëzon çdo shqiptar për shpirt të pamposhtur dhe fitore.

Agron Loka vjen këtu para jush si kandidat i votuar me votën tuaj të lirë, si kandidat që ju i dhatë besimin, që ju e miratuat, aprovuat si kryetar të ardhshëm të bashkisë. Agroni së bashku me të gjithë kandidatët e tjerë në mbarë vendin, janë kandidatët e qytetarëve, kandidatët e lirisë.

Ato zgjedhje që u quajtën primare nuk ishin të përsosura, por u garantoj unë ju se ishin shumë herë pakrahasim më mire që ne mblidhemi sot para kandidati tuaj, se sa të mblidheshin para një kandidati tim, apo të kryesisë në Tiranë. Kjo është demokracia. Por në këtë mënyrë ne gjithashtu, të gjithë së bashku, bëjmë që përfaqësimi ynë të jetë më i drejti. Njeriu që ne votojmë ta dijë që ai është aty me votën tonë, që ka detyrime ndaj nesh dhe ndaj nesh është dhe do të mbetet një shërbëtor i përkushtuar.

Unë ju garantoj se Agron Loka, besimin që i keni dhënë dhe që do i jepni do të ua kthejë me përkushtim të madh në shërbime, në menaxhim, në vizion, ndryshim të Krujës, Fushë Krujë dhe gjithë komunave të kësaj bashkie.

Ju garantoj se Agron Loka do të bëjë gjithçka që çdo qindarkë të taksave tuaja, çdo burim të ardhurash që do krijojë, ti përdorë me transparencën më të madhe, për ndryshimin e Krujës, fshatrave, Fushë Krujës, biznesit, fermerëve, jetës në tërësi.

Kruja ka potenciale të jashtëzakonshme, potenciale turistike, bujqësore, industriale, por potencialin më të jashtëzakonshëm Kruja e ka tek krutanët, tek shpirti i tyre punëtorë, shpirti i tyre krijues. Pra të firmosë ndryshimin dhe duke firmosur ndryshimin në 14 maj, firmosim ndryshimin e jetës tonë, ndryshimin e mirëqënies tonë, të fermave, bizneseve, punësimit, shërbimeve që meritojmë”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …

Leave a Reply