Berisha: Në parlament nuk sillet ligji i lustracionit, një qëndrim politik i dënueshëm

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se, në parlament nuk sillet ligji i lustracionit, një ligj i domosdoshëm për të ndarë shoqërinë nga ish-persekutorët e diktaturës komuniste.

“Përsëri parlamenti përjashton nga shqyrtimi nismat tona në një qëndrim politik të dënueshëm, antikushtetues.
Në parlament nuk sillet ligji i lustracionit, një ligj i domosdoshëm për të ndarë shoqërinë nga ish-persekutorët e diktaturës komuniste.
Ligji tani ka bazë të plotë kushtetuese sepse në Kushtetutën e vendit ky nen tani është i sanksionuar pavarësisht se është shkelur dhe nuk zbatuar nga institucionet socialiste të sistemit të drejtësisë.
Ideja e zëvendësimit të këtij neni me një ndërhyrje në kodin zgjedhor, është një ide hakmarrëse.
Ne do të insistojmë për sjelljen e këtij ligji, që ka standardet më të mira dhe që tani nuk mund të ketë asnjë pengesë tjetër meqenëse është i sanksionuar në Kushtetutë si proces.
Mossjellja e ligjit ka vetëm një synim, përdorimin e amendamentit të Ballës, të cilin e mbështeti edhe AliBasha, për gjah shtrigash.
Ligji ka rregullat e veta, ka procedurat e veta dhe transparencën e plotë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply