Berisha: Në zgjedhjet e 14 majit firmosim për përmbysjen e monizmit të dytë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Vau i Dejës se, në zgjedhjet e 14 majit firmosim për përmbysjen e monizmit të dytë, i cili u instalua këto 8 vite në Shqipëri. Berisha tha se është instaluar një monizëm i cili ka asgjësuar defakto garantimin e lirive dhe të drejtave të tuaja.
“Të dashur miq!
Ne vijmë në këto zgjedhje me 14 maj, me një entuziazëm që ka përshkruar sot mbarë vendin. Ky entuziazëm është premtim i madh se 14 maji do të jetë dita e ndryshimit të shumëpritur. 14 maji në të vërtetë është ditë zgjedhjesh së qeveritarëve vendorë, por realisht zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës tonë, janë zgjedhjet me të cilat ne më shumë se në çdo zgjedhje tjetër para atyre të 22 Marsit të 1992, firmosim për fatin e Vaut të Dejës, për fatin e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë.
Janë zgjedhje në të cilat ne, për fatin tonë firmosim për përmbysjen e monizmit të dytë, i cili u instalua këto 8 vite në Shqipëri. Banorët e kësaj treve e dinë mirë se çfarë është monizmi për një shoqëri, për një komb. Ne përjetuam për 45 vite monizmin stalinist më të egër të Europës.
Por sot ne përsëri përjetojmë një monizëm të plotë, një monizëm që bazohet kryekëput në vjedhjen e pamëshirë të qytetarëve shqiptarë. Në lidhjet e tmerrshme të qeveritarëve me krimin, në drogën dhe trafiqet.
Një monizëm i cili ka asgjësuar defakto garantimin e lirive dhe të drejtave të tuaja.
Sot miqtë e mi, siç e shifni krimi godet kur të dojë, ku të dojë, në çdo fshat, në çdo qytet, në çdo rrugë në çdo shesh. Sot krimi vendos në rrugë, në parlament, në qeveri, në prokurime dhe në çdo gjë.
Sot siguria e qytetarëve është inekzistente.
Ligji për ju nuk ekziston, gjykatat sot nuk ekzistojnë, sepse secili qytetar shqiptar për të marrë një të drejtë në gjykatë, duhet të presë, 7-10-15 vite. Kjo nuk quhet drejtësi në asnjë vend të botës. Sepse çdo qytetar shqiptar për të marrë një vendim, duhet të paguajë sa ‘frëngu pulën’ për të afruar vendimin e gjykimit. Sot në tërësinë e proceseve gjyqësore, 95% të proceseve mes qytetarëve dhe narko shtetit, i fiton shteti me padrejtësi absolute”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply