Cara: Pas 14 Majit shërbimet dhe hapësirat për moshën e tretë nuk do të mungojnë në asnjë zonë të qytetit!

Kandidati i PD për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara katakuar një grup pensionistësh, të cilët janë të zhgënjyer dhe të braktisur nga shteti. Cara shkruan në një postim në Facebook se, pas 14 Majit, shërbimet dhe hapësirat e dedikuara për moshën e tretë nuk do të mungojnë në asnjë zonë të qytetit!

Posti i i kandidatit Igli Cara

– Kush kujtohet për ne?! Kemi mbetur vetëm dhe kalojmë kohën këtu, se nuk kemi ku të shkojmë!

Të zhgënjyer dhe të dorëzuar përpara vështirësive të panumërta, këta të moshuar më treguan të vërtetën, që shohim çdo ditë me sytë tanë.

Mungesën e përkujdesjes dhe vëmendjes ndaj tyre nga Bashkia e Durrësit.

Pas 14 Majit, shërbimet dhe hapësirat e dedikuara për moshën e tretë nuk do të mungojnë në asnjë zonë të qytetit!

Nuk është thjesht një premtim, por një detyrim moral për këtë kategori, që i kemi borxh mundin dhe sakrificat, që i kanë shoqëruar ndër vite!

#Premtim #detyrim #durres #14maj #zgjedhje #BashkiaDurres #durrescity #albania #IgliCara

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply