PENSACOLA, FL - NOVEMBER 03: Florida Republican gubernatorial candidate Ron DeSantis speaks with U.S. President Donald Trump at a campaign rally at the Pensacola International Airport on November 3, 2018 in Pensacola, Florida. President Trump is campaigning in support of Republican candidates in the upcoming midterm elections. (Photo by Mark Wallheiser/Getty Images)

De Santis akuzon Soros: Nuk firmos asnjë kërkesë të Jurisë së Madhe kundër Trump

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, tha se nuk do të firmosë një kërkesë për ekstradimin e ish-presidentit Donald Trump.

Reagimi i tij vjen pasi ndaj Trump është ngritur padi, ndërsa mund të arrestohet javën që vjen. Trump jeton në shtetin e Floridas, ndërsa padia është ngritur nga një Juri e Madhe në Nju Jork.

Gjatë një reagimi, DeSantis, i cili është kandidat i republikanëve në zgjedhjet presidenciale, tha se padia ndaj Trump është jo-amerikane dhe tregon se sistemi ligjor po përdoret si armë për të avancuar një axhendë politike.

Më tej, DeSantis sulmoi edhe miliarderin George Soros, duke thënë se ai ka paguar për prokurorin e Nju Jorkut që ka ngritur padinë.

“Prokurori i qarkut të Manhattan-it, i mbështetur nga Soros, ka thyer vazhdimisht ligjin, duke ulur vlerësimet për krimet dhe duke justifikuar sjelljet kriminale. Megjithatë ai tani po shënjestron një kundërshtar politik”, tha DeSantis.

“Florida nuk do e pranojë një kërkesë ekstradimi, duke pasur parasysh rrethanat e dyshimta të kësaj çështje me një prokuror të mbështetur nga Soros dhe axhendën e tij politike”.

Rezidenca kryesore e Trump është në Mar-a-Lago në Palm Beach të shtetit Florida.

© SYRI.net

About Redaksia

Check Also

Vjosa Osmani: Hera e parë që Kosova u përfshi në një samit të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit amerikan, Joe Biden, e përfaqësoi Kosovën …

Leave a Reply