Rooney: Ronaldo mbetet një legjendë te Manchester United

Wayne Rooney ka pranuar se Cristiano Ronaldo mori atë që deshi duke e detyruar Manchester Unitedin ta lejonte largimin e tij, megjithatë ka pohuar se superylli portugez mbetet një legjendë e klubit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ndërpreu rikthimin e tij te Djajtë e Kuq në nëntor të vitit të kaluar, pas kritikave drejtuar disa figurave të rëndësishme të Unitedit. Si pasojë, klubi anglez ia ndërpreu kontratën dhe 38-vjeçari e vazhdoi karrierën në Arabinë Saudite te Al Nassr, ku përfiton shuma marramendëse parash.

“Mendoj se e mori atë që deshi. Për Manchester Unitedin ishte shumë e rëndësishme që të dilte sa më shpejt nga ajo situatë dhe fokusohej te grupi i lojtarëve që ishin aty dhe donin të qëndronin aty. Dhe mendoj se kjo është pika, ku (Erik) ten Hag ka bërë punë shumë të mirë në rifokusimin e lojtarëve dhe vendosjen e tyre në një pozitë ku janë, padyshim, të qetë në top katërshe dhe gjithashtu duke fituar Kupën (Carabao)”, ka deklaruar Rooney për CNN.

Ka pasur sugjerime se Ronaldo e ka njollosur imazhin e tij në sytë e tifozëve të Unitedit me veprimet e çuditshme gjatë periudhës së dytë në Angli, por ish-sulmuesi anglez këmbëngul se bashkëlojtari i tij i dikurshëm mbetet një ikonë në Mançester.“Jo, mendoj se ajo që ai ka bërë për Manchester Unitedin është e mrekullueshme. Dhe ai ka fituar tituj të Ligës Premier, e ka fituar Ligën e Kampionëve, ka shënuar shumë gola. Kështu që unë mendoj se sigurisht për tifozët dhe sigurisht për lojtarët, ish-shokët e tij të skuadrës që kanë luajtur me të, sidomos nga koha ime, nuk do ta harrojmë kurrë atë që ai bëri për Manchester Unitedin. Sepse në sytë e mi, ai do të jetë gjithmonë një legjendë e klubit dhe është turp se si përfundoi kësaj radhe. Por, nuk mendoj se kjo heq diçka nga trashëgimia e tij në klub”, ka shtuar Rooney.

Ronaldo shënoi 118 gola në qëndrimin e parë te Man United duke fituar- mes tjerash-tre tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve. Ndërsa në qëndrimin e dytë, e gjeti rrjetën 27 herë në 54 ndeshje, prej se u kthye në Old Trafford nga Juventusi në vitin 2021.

About Redaksia

Check Also

100 gjilpëra për të fituar titullin e parë të madh!

Nga Erik Peters, BILD A do t’ia qëllojë ai këtë herë? Nesër në Berlin, kapiteni i …

Leave a Reply