Berisha: Zgjedhjet më 14 maj janë zgjedhje për rivendosjen e pluralizmit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Dibra se, më 14 maj kemi një shans të madh të jetës sonë, të ndahemi nga një grup hajdutësh, nga një organizatë kriminale që përdor paratë tuaja në mënyrën më abuzive, që vetëm vjedh. Ai tha se, çdo socialist duhet të bashkohet sot me ne, sepse pluralizmi është jetik për liritë tona.
“Zgjedhjet me 14 maj janë zgjedhje për rivendosjen e pluralizmit, në të cilat ne demokratët, sollëm në Shqipëri pluralizmin, por në vitin 2019, ne u bëmë bashkëautorë në rrënimin e pluralizmit, bojkotuam zgjedhjet lokale në një gabim historik, në një gabim të pafalshëm.
Ndaj na duhet të punojmë dyfish, na duhet të punojmë ditë e natë, që këta burra që kemi këtu,
Më 14 maj kemi një shans të madh të jetës sonë, të ndahemi nga një grup hajdutësh, nga një organizatë kriminale që përdor paratë tuaja në mënyrën më abuzive, që vetëm vjedh.
U desh të vijnë zgjedhjet, që të fillojë lojën cinike Edi Rama se do bëj rrogën mesatare 900 euro dhe do u japë 5 mijë lekë pensionistëve.
Pensionistëve duhet t’u dyfishosh pensionin. Albin Kurti ua rriti pensionet me 100 euro në muaj vetëm për shkak të rritjes së çmimeve. Rrogëtarëve ua rriti të gjithëve, studentëve u dha nga 120 euro. Kurse ky, pasi u rritën çmimet, u krijuan 520 milionë euro më shumë, ia ktheu vetes me klientelën e tij.
Kanë krijuar një sekt që vjedhin nga mëngjesi deri në darkë. Udhëton për vete me avion me dhomë gjumi, shpenzon sikur të ishte i biri i sulltanit të Arabisë Saudite, 22 milionë euro udhëtime.
Ajo ministrja që vjen këtu është Babëzi-Balluku.
A e dini se ajo ulet në tryezë dhe porosit biftekun sa një ka, 1 mijë euro?
Po njeriu ka një sens, njeriu publik ka një sens, ka një ndjeshmëri ndaj atyre që qeveris.
Niset jashtë shtetit me thesar 22 milionë euro. Po ku i çon këto 22 milionë euro?
Ishte tjetra, vinte në mbledhjet e partisë në Dibër me helikopter. Këta nuk kanë lidhje me ju, këta ju urrejnë ju, ndaj koha është të bashkohemi.
Çdo socialist duhet të bashkohet sot me ne, sepse pluralizmi është jetik për liritë tona. Duhet të bashkohen me ne, se kjo vjedhje që u bëhet shqiptarëve, nuk i bëhet asnjë kombi në botë.
Ai del e thotë se mbolla 1 milionë pemë. Harron se edhe një fëmijë i klasës së tretë mund të bëjë llogaritjet që ka vjedhur 60 hektarë. Nuk kanë cipë, nuk kanë asgjë.
Nisën Rrugën e Arbrit? Ku është? E lamë gati me financim e çdo gjë.
Por këta ndoqën projektin e vjetër. Në projektin e vjetër, tuneli i Murrizit nuk mund të shpohej aty.
Ndaj ju ftoj të bashkohemi më 14 maj se janë zgjedhjet e jetës sonë.
Kurrë vota jonë, vullneti ynë nuk ka pasur një vlerë më të madhe, një peshë më të madhe”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …

Leave a Reply