Prezantimi i Ilir Mehmetit në Delvinë, Noka: Kandidati i rilindjes, përfaqësues i mafies

Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Delvinë, Ilir Mehmeti, Flamur Noka sulmoi kandidatin e rilindjes, Besmir Veliu, kushëri i Ardi Veliut.

Noka theksoi se kandidati i rilindjes kërkon votën si përfaqësues i mafies, ndërkohë që kandidati i demokratëve është shërbëtor i qytetit.

“Vjen tek ju si përfaqësues i mafies së drogës . I vëllai tij i dënuar 26 vjet për drogë në Itali. Është si nata me diten me kandidatin tonë, inxhinierin, intelektualin dhe qytetarin Ilir Mehmeti. Ilir Mehmeti është shërbëtor i qytetit dhe qytetarëve. Veliu shërbëtor i mafies dhe kulisave në kurriz të qytetit. E kanë shkatërruar qytetin”, ka thënë Flamur Noka në këtë takim.

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …

Leave a Reply