Atentat me eksploziv në makinë mikut të “Rrumit të Shijakut”

Atentat me eksploziv në Shkozet. Sipas burimeve të policisë, shënjestra e atentatitishte Aldi Mustafa. 37-vjeçarit iu vendos lënda plasëse në makinën tip ‘Volkswagen’, te goma rezervë, por për fat të mirë mundi të shpëtonte pa lëndime. Makina ka shpërthyer në flakë në orën 13:57 në lagjen 14, teksa ishte në ecje e sipër. Mjeti është në pronësi të Aldi Mustafas, i njohur si miku i ‘Rrumit të Shijakut’.

Mustafa nuk ështe emër i panjohur për Policinë. Ai u arrestua në vitin 2021 pasi kishte planifikuar atentatin e një personi. Ai njihet për miqësinë me Aleksandër Lahon, Rrumin e Shijakut, i cili ishte në të njëjtën makinë me prokurorin Arian Ndoja gjatë atentatit të 1 nëntorit të vitin 2019, ku mbeti i plagosur. Gjithashtu ai ka qenë i dënuar i dënuar me 10 vit burg në Gjermani për kanosje dhe drogë.

Në vitin 2021, Aldi Mustafa u arrestua nga Policia së bashku me dy persona të tjerë, pasi dyshohej se do të kryenin një vrasje.

Gazetarja Klodiana Lala ka thënë për News 24, se janë duke u marrë në pyetje dëshmitarë të ndodhur në vendin e ngjarjes. Sipas Lalës shpërthimi mund të ketë qenë i telekomanduar, ndërsa 37-vjeçari më herët kishte lënë në banesë gruan me fëmijët.

“Kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ekspertë të kriminalitiskës, pas shpërthimit të një automjeti në pronësi të Aldi Mustafës që njihet si një nga persona të skeduar. Aldi Mustafa njihet si mik i ‘Rrumit,’ ai kishte lënë fëmijët dhe gruan në banesë. Dhe kishte dalë në rrugën dytësore në lagjen nr.14 në Shkozet. 37-vjeçari ka dalë menjëherë nga automjeti dhe nuk ka marrë lëndime. Në pyetje po merren dëshmitarë, po ashtu edhe vetë 37-vjeçari. Ndërkohë ekspertët po mbledhin prova lidhur me ngjarjen. Policia e Durrësit ka vendosur edhe perimetrin e sigurisë. Sipas burimeve dyshohet se ky ka qenë një paralajmërim. Dyshohet se 37-vjeçari ka qenë në vëzhgim dhe shpërthimi mund të ketë qenë i telekomanduar,. Lënda eksplozive e vendosur në vendin e pasagjerit”, tha Lala.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply